LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti serb i kërkon ndihmë Putinit për Kosovën

8 Maj 2018, 20:00, Aktualitet CNA
Presidenti serb i kërkon ndihmë Putinit për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka udhëtuar për vizitë në Rusi tha se do t?i kërkojë Presidentit rus Vladimir Putin të paraqesë qëndrimin politik të Rusisë për Kosovën në të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

?Do të bisedojmë për Kosovën, sepse besoj se, përveç që Rusia mbështet qëndrimin e Serbisë, dhe kur të gjithë maksimalisht janë duke u përfshirë në këtë çështje, do të ishte e rëndësishme që Rusia të del me qëndrimin e tij. Do të kërkoj nga presidenti Putin që përveç mbështetjes së drejtpërdrejtë që i ofron Serbisë të dalë me pikëpamjet e tij politike në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare?, tha Vuçiq në televizionin ?Pink?, në pyetjen se me çfarë mesazhi sot do të takohet me Putinin.

?Rusia gjithmonë i ka dhënë mbështetje të qartë integritetit territorial të Serbisë dhe jo vetëm atë, por edhe mbështetjen e vendimmarrjes së pavarur dhe pavarësisë thelbësore të Serbisë, si dhe neutralitetit ushtarak. Pa dyshim do ta përsërisë qëndrimin dhe faktin se Serbia në asnjë mënyrë nuk do t?i bashkohet NATO-s, ose blloqeve të tjera ushtarake?, tha Vuçiq./Bota Sot/

Lajmet e fundit nga