Connect with Us

Lista Serbe nuk kthehet në Qeveri/ Fajëson shqiptarët

Kosova & Rajoni

Lista Serbe nuk kthehet në Qeveri/ Fajëson shqiptarët

Publikuar

-

Lista Serbe nuk do të kthehet në Qeverinë e Kosovës, “sepse të gjitha shkaqet që kanë dërguar në tërheqjen e këtij subjekti nga institucionet e Kosovës, nuk janë larguar”.

Kështu ka deklaruar Lista Serbe përmes një komunikate për media, duke thënë se “nuk ka pasur bisedime lidhur me ripërtëritjen e aktiviteteve” të këtij subjekti politik dhe “nuk ka ndryshuar asgjë që nga momenti kur e ka braktisur koalicionin qeverisës” , transmeton Rel.

“Jemi të vetëdijshëm që vendimi ynë do të ketë për pasojë homogjenizimin e mëtejmë të aktorëve politikë shqiptarë dhe për marrëveshjen për çështjet e rëndësishme për ta. Kjo është ka mundur të shihet edhe periudhën e kaluar, bazuar në mënyrën se si e ashtuquajtura opozitë është sjellë në raport me propozimet e Qeverisë në Kuvend”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

LEXO EDHE:  Pas Demokracise se Re, edhe Lafazanis nuk mund ta krijoje qeverine ne Greqi

Për gjendjen e krijuar, Lista Serbe fajëson spektrin politik shqiptar të Kosovës dhe siç është thënë, “ata të cilët dërguan mbi ne përdhunuesit e maskuar me tyta të gjata”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tronditëse/ Djali masakron me thikë nënën, tenton ti vendosë edhe flakën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 47 vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ti vërë flakën.

Sipas medieve vendase, raportohet se 47-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor.

Ai ndodhet i ndaluar nga policia, ndërsa nëna e tij është dërguar me ambulancë në spitalin e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

BE-ja pranë vendimit për një të dërguar të posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka diskutuar në biseda telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministrin Albin Kurti si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me vendimin për të emëruar një Përfaqësues të Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një njoftim të zyrës së zotit Borrell thuhet se gjatë bisedave ai theksoi se “emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së”, raporton radioja amerikane VOA. Sipas të cilës:

Ai ritheksoi se “mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur ardhmërinë evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i bisedimeve Beograd-Prishtinë’, thuhet në një komunikatë të zyrës së zotit Borrell.

Por, ai nuk ka përmendur ndonjë emër që mund të jetë në postin e të dërguarit të posacëm. Deri tash emri më i përmendur është ai i ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Më herët zoti Borrell kishte deklaruar se në atë post duhet të jetë “dikush që e njeh rajonin”, ndërsa ministri Lajçak as nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë që ai të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian.

LEXO EDHE:  Kryemadhi i përgjigjet Ramës/ “Qeveri e qenve dhe e pleshtave”

LEXO EDHE:  Kufiri i Kosovës me Malin e Zi në dorë të Lista serbe

Propozimi duhet të miratohet nga të gjitha vendet e bllokut mes të cilëve ka rezerva rreth zotit Lajçak, i cili sikurse zoti Borrell, ish ministër i Jashtëm i Spanjës, vjen nga një prej pesë vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ideja për një përfaqësues të posaçëm ishte hedhur që në vitin e kaluar pasi që departamenti amerikan i Shtetit emëroi zotin Mathew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ndërsa më pas presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin Richard Grenell të dërguar të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Ideja u fuqizua sivjet, meqë Bashkimi Evropian u ndje i lënë anash pasi që ambasadori Grenell siguroi dy marrëveshje për linjën ajrore, linjën hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa përfshirjen evropiane.

Procesi i bisedimeve i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian i filluar që në vitin 2011 janë pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës. Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve për normalizim marrëdhëniesh me Kosovës me heqjen e këtyre tarifave.

Përballë angazhimit energjik amerikan, Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces.(b.a.)

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Xhamajka përgënjeshtron njohjen e pavarësisë së Kosovës/ Pacolli: Ambasadorja Çitaku duhet të japë llogari

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme xhamajkane, Kamina J. Smith ka përgënjeshtruar lajmin se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, pas këtij përgenjeshtrimi nga Xhamajka, ka ardhur një reagim i ashpër nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Fitore Pacolli.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli theksoi se nëse lajmi është i pavërtetë, ambasadorja kosovare Vlora Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë.

“Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari. Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.”-shkruan Pacolli.

LEXO TE PLOTE