LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni opozitar/ Berisha kërcënon Ramën

8 Maj 2018, 20:38, Aktualitet CNA
Aksioni opozitar/ Berisha kërcënon Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se kryeministri Rama, ka kapur të gjitha pushtetet, e kësisoj sipas tij nuk mund të ketë zgjedhje.

Berisha tha se Partia Demokratike dhe opozita, po përgatit furtunën, pasi pa furtunë dhe stuhi nuk mund të ketë zgjedhje.

“PD dhe opozita po përgatit furtunën. Pa furtunë zgjedhje nuk ka. Vetëm furtuna dhe stuhia, është zgjidhja e duhur. Furtuna do të kthjellojë ajrin dhe fushëpamjen”, – tha Berisha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga