Connect with Us

Aksident në autostradë/ Ka të plagosur

Aktualitet

Aksident në autostradë/ Ka të plagosur

Publikuar

-

/

Një aksident ka ndodhur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur një burrë dhe një grua.

Ende nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar aksidentin, por dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Të plagosurit janë shoqëruar për në spital, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Aksidentohet 7-vjeçari/ Niset me helikopter drejt Tiranës

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.  /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pritja merr fund, Rey Manaj shënon golin e parë në Serinë A (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj po kalon një moment të mirë në Itali. Sulmuesi shënoi golin e parë në ndeshjen ndaj Sasuolos.

Pas nisjes me vështirësi të kampionatit, Manaj ka zhvilluar disa paraqitje të mira dhe po fiton besimin e trajnerit, i cili po e aktivizon më shpesh lojtarin.



Për shqiptarin ky ishte goli i parë në Seria A për këtë sezon.

LEXO EDHE:  Aksidentohet autoburgu i Drenoves

LEXO EDHE:  Rritet bilanci i aksidentit tragjik/ Shkon në 3 numri i viktimave nga një familje

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të bashkuar drejt fitores”/ Berisha mesazh demokratëve, një javë para Kuvendit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha ka falënderuar delegatët e e degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për firmat e Kuvendit të 11 Dhjetorit,

Berisha u ka bërë thirrjë të gjithë delegatëve që që të bashkohen me 11 Dhjetor.



“Falënderoj nga zemra delegatët firmëtarë të Degëve Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne, në ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores”, shkruan Berisha në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kamerat e filmuan autorin të maskuar para vrasjes/ Si e qëlloi ish-deputetin me pistoletën e futur në qese

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Nga Xhensila Kodra

ABC siguron dosjen e vrasjes së biznesmenit Pashko Ujka, ngjarje e ndodhur një javë më parë pranë banesës së tij në Shkodër. Referuar provave të mbledhura në vendngjarje si dhe nga kamerat e sigurisë në zonë, hetuesit kanë ngritur dyshimet se autorët e kanë vëzhguar biznesmenin dhe kanë pritur momentin ku ai të rikthehej në banesë.

Në dosje citohen lëvizjet e kryera nga Ujka pak para se të ndodhte krimi. Biznesmeni kishte dalë nga banesa e tij së bashku me bashkëshorten, Natalina, si dhe të vëllanë, Gjek Ujka.

Pasi janë përshëndetur me Gjekën, ata kanë ecur drejt vendit të quajtur “Te dollari” dhe janë kthyer në rrugën para Kishës Ortodokse ku në një kioskë, Pashk Ujka ka blerë një paketë cigare. Bashkë me gruan, ai është nisur më pas në drejtim të pallatit ku banonte. Por, në afërsi të një shatërvani në mesin e lulishtes, i është zënë pritë nga autorët, të cilët e qëlluan me një plumb në shpinë.

Kamerat e sigurisë aty parën, nuk kanë mundur të fiksojnë momentin e ngjarjes. Kjo për shkak të errësirës dhe se fushëpamja e tyre ishte e zënë nga pemët. Referuar dosjes, në kamera është fiksuar vetëm hija e një personi që lëvizje me shpejtësi në momentin që sheh se po afrohej çifti Ujka.



Ndërsa një tjetër kamer sigurie ka fiksuar momentin kur në pedonale kalon një person i dyshimtë, trup i mbushur, i veshur me të zeza, në kokë mban kapele të zezë me strehë e me kapuç pas qafe, doreza në duar dhe maskë anticovid në fytyrë. Në dorë, ai mban një qese të bardhë e cila mbulon një qese ose çantë tjetër të zezë, ku dyshohet se ndodhej arma. Përdorimi i qeses, për hetuesit shpjegon edhe mungesën e gëzhojën në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Përplasen dy makina/ Plagoset njëri prej shoferëve

LEXO EDHE:  U aksidentua me makinë/ Françeska Jaçe reagon për herë të parë, zbulon shkakun

Për hetuesit, ky person ka ngjashmëri me trupin e Marjan Kolës ose Aleksandër Kelmendit, të arrestuar si autorë të dyshuar të ngjarjes. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes të Pashk Ujkës me babanë e Kristianit, Aleksandër Kelmendi për shkak të prishjes së pazarit për blerjen e një apartamenti të ndërtuar nga viktima.

Sipas djalit të biznesmenit, babai i tij kishte nxjerrë jashtë nga banesa Aleksandër Kelmendin, pasi nuk i kishte paguar paratë për apartamentin. Ndërsa Kristian Kelmendi ka deklaruar se familja e tij i kishte dhënë një shumë prej 20 mjë eurosh viktimës. Për shkak të gjetjes së barutit në duart e Kristian Kelmendit dhe Marjan Kolës, hetuesit dyshojnë se ata janë autorë të vrasjes. Por, të dy të arrestuarit e kanë kundërshtuar fortë akuzës, duke thënë se ditën e vrasjes kanë qenë në Kosovë dhe se në Prishtinë kishin kryer qitje në një poligon.

Dy të rinjtë u ndaluar në Morinë më datë 30 nëntor kur po tentonin që të futeshin në territorin e Shqipërisë. Të shtunën, Gjykata e Shkodrës caktoi për masën arrest në burg me afat 30 ditë, ku tashmë janë kërkuar si provë edhe pamjet e kamerave të poligonin në Kosovë, për të vërtetuar deklarimet e tyre.

LEXO TE PLOTE