LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A e kërkoi kancelarja Merkel kokën e Saimir Tahirit?/ Përgjigjet Edi Rama

8 Maj 2018, 21:43, Aktualitet CNA
A e kërkoi kancelarja Merkel kokën e Saimir Tahirit?/ Përgjigjet

Shumë është debatuar për  dorëzimin e mandatit të deputetit nga ana e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri . Një nga verisonet ishte se veprimi befasues i tij është bërë i imponuar nga Kryeministri, të cilit ultimatumi i ishte dhenë nga kancelarja gjermane Angela merkel. Sa të vërtetë ka në këtë mes? Përgjigja ka ardhur nga vetë Kryeministri Rama, nëpërmjet prezencës së tij në emisionin “Top Shoq Magazine”.

Psai hodhi poshtë akuzat dhe thashethemet, Rama mohoi kategorikisht  ti ishte kërkuar imuniteti i Tahirit, gjatë takimit me kancelaren gjermane, Merkelm ndërkohë që të njejtën përgjigje dha edhe rreth faktit se ai e kishte urdhëruar dorëheqjen.

?Politikanët nuk janë njësoj, por unë nuk do të bëja kurrë kurban, apo të sakrifikojë dikë a diçka, për një përkëdhelje koke nga ndërkombëtarët. Deputetët gjermanë nuk folën që unë të kem marrë në mbrojtje Saimir Tahirin, por ka pasur vetëm një pyetje për të shpjeguar këtë çështje, gjë që unë e bëra qartë. Gjermania nuk është selia e Partisë Demokratike, që të vërë kushte të tilla, për të votuar pro hapjes së negociatave?, tha kryeministr Edi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga