LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-përgjimi dhe lidhja me Presidentin Meta/ Kush është ish-kryegjyqtarja që u rikthye në drejtësi?

7 Maj 2018, 12:17, Aktualitet CNA

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj do të jetë sërish në sistemin e drejtësisë.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi sot, që Beçaj, pas katër vitesh të rikthehet në Gjykatën e Apelit.
Beçaj futet në derën e Gjykatës së Apelit, pasi ka fituar dy vendime gjyqësore.
Kjo e fundit ishte larguar pasi i përfundoi mandati dhe kishte bërë kërkesë për rikthimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Më herët, në vitin 2013, KLD e kishte refuzuar kërkesën e Beçajt, duke mos e emëruar.
Emri i Beçajt është i lakuar në kohën që kanë qenë në krye të Gjykatës së Lartë, për ?mbrojtje? të kreut të LSI-së në atë kohë, që sot është President Ilir Meta.
Historia e ka zanafillën tek video-përgjimi i ?bllokut të zi? apo ?7 përqindëshit?, që ndryshe njihet si rasti ?Meta-Prifti?.
Pas publikimit të videos Meta-Prifti, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për korrupsion pasiv e aktiv dhe   shpërdorim detyre si dhe u sekuestrua kaseta me pamjet filmike dhe pas shumë sorollatjesh, gjoja ekspertiza, çështja përfundoi në Gjykatën e Lartë, e cila në atë kohë drejtohej nga Shpresa Beçaj.
Ndërkaq, në të njëjtin video-përgjim, që u shfaq në janarin e vitit 2011, u lakua mediatikisht dhe emri i vajzës së kryetares së Gjykatës së Lartë, Silvi Beçaj.
Në video-përgjim, ish-zëvendëskryeministri i thoshte ish-ministrit Dritan Prifti ,se nuk do të kishte asnjë problem me Gjykatën e Lartë në lidhje me një çështje, pasi ai kishte emëruar vajzën e Beçajt si diplomate.
Dhe që në këtë pikë nisën paralajmërimet qoftë nga mediat apo edhe nga qarqet politike se kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj do të amnistonte nga hetimet, kryetarin e atëhershëm të LSI ?së, Ilir Meta.
Dhe në fakt, kështu ndodhi, duke qenë në krye të Gjykatës së Lartë i dha pafajësinë ish-kreut të LSI-së lidhur me videon e famshme me Meta-Prifti.
Të paktën këto dyshime ngritën mediat në atë kohë kur po shqyrtohej çështja.
Në vitin 2012, ndërsa çështja kishte përfunduar në Gjykatën e Lartë, mediat njëzëri raportonin se më në fund u arrit qëllimi për të shpëtuar të pandehurin Ilir Meta nga drejtësia, nëpërmjet asgjësimit të provave.
Pafajësinë e Metës, u shkruajt se e kishte marrë përsipër kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, në këmbim të sigurimit të karrierës së vajzës së saj si diplomate.
Mirëpo nga ana tjetër, Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, që në kohën e publikimit të video-përgjimit, reagoi, duke thënë se distancohet prerazi dhe në mënyrë kategorike nga përfshirja në këtë çështje.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat citohej, se kryetarja e Gjykatës së Lartë nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë apo ushtruar presion për zgjidhje të favorizuara të çështjeve të caktuara gjyqësore nga kolegjet e Gjykatës së Lartë të cilat gjykojnë me trupa gjyqësore të përbërë nga 5 gjyqtarë.
?Lidhur me çështjen e diskutuar në video-përgjim konstatohet se nga verifikimi i bërë në administratën e Gjykatës së Lartë rezulton se dosja gjyqësore është regjistruar pranë kësaj gjykate dhe pret radhën për t?u gjykuar si shumë çështje të tjera?, thuhej në njoftimin për media.
Më tej Beçaj ishte ndalur dhe tek emërimi i vajzës së saj në Ambasadën e Vjenës duke deklaruar, se ky emërim është bërë në bazë të kritereve profesionale dhe jo të ndonjë marrëveshjeje.

Por vënia e vajzës së saj, Silvi Beçaj në kye të listës së LSI ?së, për Kukësin, në zgjedhjet e fundit parlamentare, rizgjoi sërish dyshimet e pazareve të Beçajt me Ilir Metën.A do të jetë sërish në krah të Ilir Metës, i cili tashmë është President? Kjo mbetet për t?u parë, pasi edhe Shpresa Beçaj, duhet të kalojë në sitën e Vettingut, ku do të vendoset më tej për të ardhmen e saj profesionale.
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, e cila prej katër vitesh ka qenë jashtë sistemit të drejtësisë, në aspektin pasuror, rezulton se në vitin 2012, ka përfituar nga paga dy milionë lekë, ndërkohë që kishte ende pa shlyer edhe 3.9 milionë lekë nga një kredi për shtëpi që ka marrë në vitin 2005./ CNA.al

Lajmet e fundit nga