LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Quiz politik: Kush është deputeti "hallall" i listës Basha?

7 Maj 2018, 10:31, Aktualitet CNA
Quiz politik: Kush është deputeti "hallall" i listës

Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri vjehrri Xhafë nderimin më të madh e kanë për paranë, por edhe Zotin e kanë frikë me raste.

Kunati refren të preferuar ka vargjet e Hasan Zyko Kamberit “kur e sheh Kadiu paranë, se çe vërtit sherianë”. Fort i dashuri vjehrri Xhafë si të gjithë ata që kanë punuar në sigurim dhe ushtri e pak më vonë te Vefa e në biznese ndërtimi bëhen të ndrojtur ndaj Zotit e kështu fillojnë ti besojnë e ta lusin Allahun.

Edhe Luli, i cili në Hollandë u bë protestan, kur u shfaq në PD në 2005, filloi te mos pinte alkool dhe trumbetoi rrënjet e veta nga Dibra ku myslimanizmi është shumë i fortë.

Vjet këso kohe nëse e kujtoni një gazete vjeneze si la gjë pa thënë kundër katolikëve të veriut, madje të gjithë kriminelët sipas tij ishin katolik. Familja kishte nevoje t’ ja shkelte synë Islamit radikal dhe kështu, pasi Vjehrri Xhafë ishte këshilluar me një Hoxhë të ditur nga Arabia e këshilloi Lulin të gjente një politikan me shije talebanesh për ta futur në listë.

Deputeti në fjalë është njeri i Zotit, me mjekër pa kollare, nuk pi verë, as raki. Për këto arsye ca kohe i buzëqeshi fati dhe u bë ministër Drejtësie, por më vonë diçka nuk i shkoi mbroth dhe mbeti jashtë pushtetit. Partia Demokratike humbi një anëtarë, por xhamitë radikale fituan një besimtar të devotshëm ku në çdo xhuma ishte në rreshtin e parë duke luftuar vesin dhe thithur virtyt.

Kaurrët i ka zet, i duken qafire dhe edepsezë të mëdhenj. Shqipëria duket emër i rëndë ndërsa Aranutistan i pëlqen dhe i ngroh xhanin e trazuar nga të paudhët. Pas disa bisedave me karakter teologjik me të dashurin Vjehrrin Xhafë gjatë një haxhillëku, Luli e kandidoi kandidat për kryetar Bashkie në një qytet të madh të Jugut, ku bashkëjetojnë prej shekujsh ortodokset me muslimanët.

Por, siç e thamë kaurrët i duken qafir që nuk e meritojnë bahçen e Pejgamberit e kështu takimet elektorale i bënte në Xhami e herë pas here bënte edhe predikime mbi Kuranin, pos atyre politike.

Nuk i shkoi mbarë. Allahu e dënoi për këtë përçarje dhe fitoren ja dha kundërshtarit. Por nuk e gjederosi qejfin. U shfaq në Tv me mjekër si push me fjalimet patetike si hoxhë Krasniqi duke tundur gishtin kundër të gjithë atyre që nuk i mendojnë gjërat si kunati dhe i dashuri Vjehërr.

Për çdo Bajram e Natë Kadri është i pari në mesazhe urimi në gjuhen arabe. Përdor shpesh togëfjalshin “Meka e Shqiptarve” se Vatikani dhe patriarkana i thyejnë dhëmbët si arra në gojë. Llokumet, kadaifi, tasqebapi , pilafi dhe kabunia janë embëlsirat dhe gatesat e tij të preferuara.

Ka studiuar për drejtësi diku në vendet arabe, por ligji i sheriatit është gurra e tij juridike. Për të proçesi i integrimit nënkupton rifutjen e shqiptarëve në orbiten neotomane. Skëndërbeun, Nënë Terezen dhe Kadarenë i ka zet. Ne vendin e tyre nderon Ballabanin, Haxhi Qamilin dhe Abdi Baleten. Edi Ramen e urren si kaurr më shumë sesa si socialist. Për të Partia Demokratike është një oaz neotoman, ku kaurret duhen dëbuar sa më shpejt.

Xhamia e re që po bëhet ngjitur me PD-në ja lehtëson shumë punën. Një rrugë e dy pasione, politikën dhe besimin të bashkuara në një.

Ky është deputeti ” hallall” i listës Basha. Të dashur lexues mos u ngutni të thoni se është Myslym Murrizi se nuk është ai. Pas çdo fund Ramazani për të mos i thyer zemren të dashurit vjehrrit Xhafë që e heq nga pak raki e këndojnë sëbashku duke u kqyrur në sy këngën që të djeg xhanë “tridhjetë ditët e Ramazanit, as kom honger as kom pi…po vjen dita e Bojromit bashkë me lalen me pi Raki” ..kështu e këndon Xhafa, por ai ka variantin e tij “bashkë me lalen me shku në xhami”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga