Lançohet projekti “Blue Land”/ Synohet ti jepet përparësi sektorit të turizmit dhe peshkimit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Lançohet projekti “Blue Land”/ Synohet ti jepet përparësi sektorit të turizmit dhe peshkimit

Publikuar

-

Lancohet Projekti “Blue Land”, ose ndryshe “Territoret Blu”, i cili do të synoj krijimin e një modeli të përbashkët, i cili do të zbatohet dhe në zonat e tjera bregdetare të Mesdheut.

Në konferencë ishin të pranishëm Ornela Çuçi, zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit, Zamir Dedej, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Nino Merola drejtor i “AICS Cooperaciopne Italiane” në Shqipëri dhe të tjerë përfaqësues të institucioneve të huaja.

“Ne kemi nevojë për modele menaxhimi, për të përfituar nga eksperiencat evropiane si dhe për të ecur në një rrugë me to. Përcaktimi i një modeli ndërkufitar menaxhues, ka për qëllim zhvillimin dhe ngritjen e një modeli qeverisës me pjesëmarrje në nivel ndërkufitar, duke përfshirë komunitetet lokale bregdetare, për përcaktimin e aksioneve për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve detare dhe bregdetare”, tha Ornela Çuçi zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Tre zonat e projektit përfshijnë habitatet detare dhe bregdetare përgjatë tyre pjesë e tre shteteve Shqipëri, Itali dhe Mal i Zi si më poshtë:

  1. Bregut të Otranto-Leuca në Pulia, Itali
  2. Bregu i Ada-Bojanës (Buna), duke përfshirë dhe ligatinat bregdetare të Bunës dhe dunat e rërës përgjatë pjesës së deltës së lumit në pjesën e Malit të Zi dhe
  3. Zona e gjirit të Porto- Palermos në jug të të Shqipërisë.

Projekti ka një kohëzgjatje prej 24 muaj me një kosto totale prej mbi 1 miliard Euro, ndërkohë që zona e Porto – Palermos  do të përfitojë një vlerë të këtij programi në shifrën e 197 mijë Euro.

Projekti paraqet një qasje të re në mënyrën e menaxhimit të burimeve detare dhe bregdetare, me pjesëmarrjen e komunitetit, duke vlerësuar mbrojtjen e burimeve e tyre, të habitateve ndërkufitare, biodiversitetit dhe shërbimeve të ekosistemeve.

“Ky model do të sjell një menaxhim të këtyre burimeve, nga niveli lokal, duke treguar një formë menaxhimi të krahasueshme me atë të një Zone të Mbrojtur Detare”, tha Zamir Dedej, drejtori i AKZM.

Përcaktimi i një modeli ndërkufitar menaxhues (i quajtur Blue Lands), ka për qëllim zhvillimin dhe ngritjen e një modeli qeverisës me pjesëmarrje në nivel ndërkufitar, duke përfshirë komunitetet lokale bregdetare, për përcaktimin e aksioneve për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve detare dhe bregdetare.

Partnerët e territoreve blu, shoqatat e peshkatarëve, zonat e mbrojtura në nivel lokal, qytetarët dhe të gjithë aktorët lokalë do të përfitojnë nga rezultatet e arritura.

Gjithashtu përfitim do të ketë dhe sektori i turizmit dhe peshkimit si dhe aktorët e tjerë që kanë interes ekonomik në zonën e “Blue Land”, të cilët do të luajnë një rol kyç, në përgatitjen e planit të menaxhimit duke u fokusuar në përfitimin ekonomik, nga krijimi i këtyre “Territoreve Blu”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës

Publikuar

-

By

Nga Andi BUSHATI

*Kryeministri shqiptar e ka nxjerrë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar ata që i frynë borive të alarmit për ngritjen e kampeve të azilantëve në vend.

Në një status të shkurtër ai ka sulmuar “esadistë-t” në politikë dhe media, që ndezën idenë e paqenë, të cilën e hodhi poshtë edhe samiti i së dielës në Bruksel, ku morën pjesë vetëm 16 prej vendeve anëtare.

Pra, sipas Ramës, nuk ka pasur kurrë një përpjekje për të sjellë refugjatë në Shqipëri dhe kjo është një shpikje e “kazanit” vendas.

Në fakt nuk është aspak kështu dhe Rama gënjen ditën për diell.

Deri në mbledhjen e djeshme të krerëve të qeverive të BE (pa shtetet e grupit të Vishegradit dhe ato baltike) obsioni për të ngritur kampe refugjatësh jashtë kufijve të BE-së ka qenë prezent.

Vende si Austria dhe Danimarka kanë bërë propozim zyrtar për këtë. Edhe Gjermania e Merkelit, ku kancelares po i rrezikohet seriozisht pushteti nga çarja e mundshme e koalicionit të CDU-së me krahun bavarez më ksenofob të CSU-së, të përfaqësuar nga ministri i brendëshëm, Horst Seehofer, u kalamend gjatë për këtë zgjidhje.

Fakti që ajo ka qenë një obsion serioz në tavolinë e tregojnë edhe fjalët e presidentit francez, Emanuel Makron, i cili tha pas gjysëm samitit të djeshëm se “u eleminuan zgjidhjet që binin ndesh me vlerat tona”.

Pra kjo nuk është shpikje e “esadistëve” shqiptarë.

Çfarëdo që të thotë Edi Rama tani pranohet nga të gjitha kancelaritë dhe mediat europiane se BE u fut në një krizë të thellë që pas 10 qershorit, kur ministri brendëshëm Italian (i ekstremit të djathtë) Mateo Salvini, vendosi të mbyllë portet e vendit të tij për emigrantët. Më tej homologu gjerman, Horst Seehofer, i CSU, deklaroi se nuk do të hezitonte t’a linte të rrëzohej kancelaren Merkel, nëse ajo nuk i ashpërsonte politikat migratore.

Po t’i shtosh këtyre edhe faktin se kryeministri austriak Sebastian Kruz, që i ka lënë çelsat e ministrisë së brendëshme një duart e një neo-nazisti, proklamoi krijimin e një “aksi të vullnetit të mirë” kundër emigrantëve (Itali, Gjermani, Austri), zgjidhja e problemit përmes kampeve të refugjatëve ishte më e prekshme se kurrë.

Por, manipulimi i Ramës nuk qëndron vetëm në faktin se e mohon atë. Ai shkon edhe më tej: Ai hiqet sikur Shqipëria nuk ka pasur kurrë lidhje me këtë histori.

Në fakt është krejtësisht e kundërta. Pas krijimit të kësaj situate, emri i vendit tonë u përmend pothuajse përditë në të gjitha mediat europiane. Fillimisht ai u çiftëzua me Tunizinë –si një bazë tjetër e mundshme- por pas refuzimit të saj, Shqipëria mbeti e vetme.

Në këtë histori ka edhe më.

Sepse, sipas të gjitha indicieve, pasi ka parë krizën e madhe ku ishin futur vendet e BE-së, Rama ka dalë vullnetar të luajë rolin e zjarrfikësit. Ai është vetë propozuar për t’i ngritur kampet e refugjatëve në Shqipëri.

Jo më kot, në kulmin e këtij debati, zv ministri i brendëshëm, Julian Hodaj, i tha pikërisht një mediaje gjermane, televizionit ZDF, se Shqipëria ka kapacitet të mirpresë deri në 600 mijë refugjatë. Madje, në një nismë aspak në kokë të vet, ai këmbënguli se vendi e ka jetuar këtë eksperiencë që në kohën e luftës së Kosovës.

Një fakt edhe më i fortë pro vullnetarizimit të Ramës është edhe intervista për Deutche Welle-n e deputetit gjerman, Johann Wadephul i cili pranoi me gojën plot se propozimi për kampe refugjatësh i është bërë qeverisë gjermane nga vetë ministri i brendshëm Xhafa, gjatë një qëndrimi disa ditor në këtë vend.

Pra, është e qartë sa më s’bëhet, se ideja për të ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri, nuk ishte një shpikje e “esadistëve” lokalë.

Mediat dhe kancelaritë perëndimore folën gjatë për të, sepse Edi Rama vuri bastin e madh që me këtë koncesion, të fshihte problemet me drogën, korrupsionin dhe autoritarizmin.

Natyrisht, ai e humbi këtë bast, as për ndonjë gabim dhe as për ndonjë meritë të tij.

Thjesht në samitin e 16 vendeve të BE, të dielën në Bruksel, doli fituese ideja e presidentit Macron dhe kryeministrit të ri të Spanjës, Sançez, se kjo zgjidhje do të qe një turp për vlerat e kontinentit të vjetër. Kështu u rrëzua, së paku përkohësisht, mundësia e ngritjes së hot spoteve për azilkërkuesit jashtë kufijve të Bashkimit Europian.

Dhe më rrëzimin e këtij versioni, liderit global, i humbi edhe mundësia të luante rolin e shpëtimtarit të Evropës. Prandaj tani atij s’i mbetet tjetër gjë, veçse të fshehë kokën në rërë si struci dhe të pretendojë se ajo që kanë parë dhe dëgjuar të gjithë është shpikje e kazanit gjithnjë e më të madh të armiqve të vet.  /Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kamp refugjatësh në Shqipëri?/ Ambasadorja e BE shuan zërat

Publikuar

-

By

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me lajmet se në Shqipëri do të ndërtohet kamp për refugjatët sirianë.

Vlahutin thotë se nuk ka asnjë plan për kamp refugjatësh në Shqipëri dhe se hapja e negociatave s’mund të kushtëzohet me pranimin e refugjatëve.

Ambasadorja gjithashtu deklaroi se te vetmet kushtet që mund të jenë kane të bëjnë me një mirëqeverisje dhe përmirësim të situatës në Shqipëri.

“Në kuptimin e kampit jo, absolutisht jo! Kjo është hera e pestë që i jap përgjigje kësaj pyetje javën e fundit dhe jam përgjigjur gjithmonë thjesht dhe qartë; jo! Jo nuk ka asnjë plan dhe asnjë lloj përpjekje të tillë për të “shkëmbyer” me një kusht të tillë. Nëse ka kushte, janë kushte për më mirë për Shqipërinë. Gjithçka që mund të bëjë është me shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen dhe jo me një plan refugjatësh”, tha Vlahutin.

 

 

E pyetur për vendet skeptike Vlahutin tha se ajo nuk ka lobuar për Shqipërinë në BE, por punon me Shqipërinë për integrimin.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mashtruan qytetarët për Tramin/ Dyshja Rama-Basha kapen duke gënjyer

Publikuar

-

By

Kreu i Qeverisë Edi Rama dhe kreu i PD –së Lulzim Basha, janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin.

Nuk është vetëm marrëveshja e 18 majit ajo që i bashkon këta dy eksponentë të politikës.

Në fakt lidhja mes tyre është më e hershme dhe ka emërues të përbashkët postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe projektin për Tramin.

Të dy në kohën që kanë qenë kryetar Bashkie, kanë premtuar realizimin e projektit për Tramin në Tiranë dhe të dy kanë gënjyer.

Prandaj nuk çudit fakti, se sa shpejt e gjejnë gjuhën e përbashkët, kur janë nëpikëpyetje interesat personale dhe klienteliste.

Më 15 prill 2011, Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama (në atë kohë) ka shpalosur para qytetarëve të kryeqytetit, një nga planet dhe projektet e mëdha të Tiranës Evropiane, si një proces që vijon rrugën e tij të transformimit radikal të sistemit të transportit publik dhe që përafron Tiranën me qytetet e tjera evropiane.

Projekti “Tram Tirana” u prezantua, si një sistem unik i transportit publik që përbëhet nga 6 linja tramvaji, të cilat lidhin pikat strategjike të kryeqytetit.

Projekti u konsiderua nga Kryebashkiaku Rama, si shprehje e zhvillimit të qëndrueshëm, që garantonte jo thjesht vetëm rritjen e cilësisë së transportit në këtë rast, por rritjen tërësore të cilësisë së jetës në kryeqytet, si rritje e mirëqenies ekonomike, sociale, rritje e cilësisë së të qenit të vetë territorit që ne ndajmë së bashku dhe ku bashkëjetojmë.

Tre vite më vonë, me 10 qershor 2014, Lulzim Basha në postin e kryebashkiakut të Tiranës prezantoi projektin për ndërtimin e një linje trami në kryeqytet.

Në vitin e tretë të mandatit të tij si kryetar i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tregoi detajet mbi projektin për ndërtimin e linjës së parë të tramit.

Sipas tij, linja e parë Kombinat-Kinostudio do të ketë një gjatësi prej 9 kilometrash.

“Transporti me tram në këtë linjë do të përgjysmojë kohën e udhëtimit. Linja që ka një gjatësi për afro 9 km përllogarit në fazën e parë të transportojë 90 mijë pasagjerë në ditë, me një perspektivë të dyfishimit deri në 186 mijë pasagjerë në ditë në periudhën afatmesme”, ka theksuar Basha.

Sot, kanë kaluar 7 vjet nga prezantimi i projektit nga Rama dhe katër vjet nga prezantimi nga Basha, dhe Trami ka mbetur vetëm në deklarata.
Sot, qytetarët e Tiranës, po jo vetëm, mbijetojnë mes kaosit të qarkullimit rrugor, një transporti të shkatërruar urban,  ndërsa Rama dhe Basha, mes pushtetit, pazareve dhe  makinave lukzose./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:13 - 25 June, 2018

Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës

Nga Andi BUSHATI *Kryeministri shqiptar e ka nxjerrë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar...

Aktualitet15:07 - 25 June, 2018

Kamp refugjatësh në Shqipëri?/ Ambasadorja e BE shuan zërat

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me lajmet se në Shqipëri do të ndërtohet...

Opinione15:03 - 25 June, 2018

“Mushkonjat” e opozitës pickojnë mafian

Nga Zef ZEFI *Kur më 2014 opozita denoncoi në Kuvend avionët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë si të implikuara...

Bota15:03 - 25 June, 2018

Të krishterët përplasen me myslimanët/ Dhjetra të vdekur

Të paktën 86 persona kanë humbur jetën në Nigeri, si pasojë e luftës civile ndërmjet dy komuniteteve kryesore në vend....

Aktualitet14:47 - 25 June, 2018

Mashtruan qytetarët për Tramin/ Dyshja Rama-Basha kapen duke gënjyer

Kreu i Qeverisë Edi Rama dhe kreu i PD –së Lulzim Basha, janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin. Nuk...

Aktualitet14:40 - 25 June, 2018

Analizë/ Maradona komplimenton Anglinë,por “Pancerat”…

 Diego Armando Maradona ka nisur karrierën e tij si analist për kanalet televizive dhe po jep opinionet e tij të...

Bota14:35 - 25 June, 2018

U kapën me drogë/ Shqiptarët dënohen me 18 muaj burg

Policia franceze ka vënë në pranga 2 shqiptarë për posedim të lëndëve narkotike. Atyre iu gjetën 300 gr heroinë, 90...

Kryesore14:30 - 25 June, 2018

Taulant Balla në panik/ Fshihet nga gazetarët?

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 3.4 milion eurove në Portin e Durrësit. Në...

Aktualitet14:20 - 25 June, 2018

Reina flet si “djall” / Gati ta rikthejmë Milan-in sërish në majë!

 Pepe Reina nënshkroi disa ditë më parë me skuadrën e Milanit, pavarësisht se nuk i është premtuar një vend titullari....

Aktualitet14:17 - 25 June, 2018

Skandal- Biblioteka “noton” nën ujë/ Shpallet gjëndja e emergjencës

Shiu i 23 qershorit në Tiranë, ka prekur edhe Bibliotekën Kombëtare. Mësohet se është përmbytur kati i parë dhe katet...

Kronika14:11 - 25 June, 2018

Do të merrte “Toyotën” me miliona euro/ Në pranga biznesmeni

Katër persona kanë rënë në pranga lidhur me Toyotën me miliona euro që u kap dje në Durrës. Fax News...

Kronika13:59 - 25 June, 2018

Falsifikonte pasaporta/ Arrestohet 44 vjeçari

Policia e Matit ka vënë në pranga shtetasin Afrim Brahimi 44 vjeç. Brahimi ishe dënuar me 6 muaj burg nga...

Aktualitet13:57 - 25 June, 2018

Shkaktoi “tërmet” në Kuvend/ Ish-kreu i PD kujton kanunin, ironizon Ballën  

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili shkaktoi shumë reagime me deklaratën e tij të fortë...

Aktualitet13:52 - 25 June, 2018

“Babales” i rrezikohet jeta?/ Policia kërkon “kokën” e Albert Veliut

Skandali i publikuar nga selia e PD-ës, mbetet ende mister. Është i përfshirë apo jo në trafikun e drogës në...

Aktualitet13:35 - 25 June, 2018

Lehtësite fiskale për agroturizmin/ Peleshi jep lajmin e mirë

“Agroturizmi tani trajtohet si një hotel me 5 yje, në kuptimin e lehtësirave fiskale”. Kështu ka deklaruar, ministri i Bujqësisë...

Aktualitet13:30 - 25 June, 2018

Video-Policia e Korçës në aksion/ Pesë persona në pranga

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë rrugore të qarkut të Korçës, për drejtim të parregullt të automjetit. Policia...

Aktualitet13:22 - 25 June, 2018

Akuzat e Bashës/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të forta të kreut të PD, Lulzim Basha,...

Politikë13:17 - 25 June, 2018

Salianji “kërcënon” me dosje Spiropalin

Ish drejtoresha e doganave, Elisa Spiropali, ka debatuar me deputetin e opozitës Ervin Salianji. Ky i fundit ka devijuar punimet...

Aktualitet13:10 - 25 June, 2018

Skandali “Xhafaj”, dështon audio-përgjimi/ Arta Marku thërret urgjent grupin hetues

Skandali “Xhafaj”, ka   nxjerrë në udhëkryq Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Audio-përgjimi, i cili ishte dërguar për ekspertim në Itali,...

Politikë13:05 - 25 June, 2018

Vlahutin: Asnjë kusht nga BE për negociatat

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka dhënë një deklaratë për negociatat dhe refugjatët. Sipas saj, BE nuk...

Ekonomi12:50 - 25 June, 2018

Brookings Institute: Metropolet garantojnë rritje ekonomike

Zonat urbane kontribuojnë me gjysmën e prodhimit botëror Sot më tepër se gjysma e popullsisë në botë jetojnë në zona...

Kronika12:50 - 25 June, 2018

Shkelën rregullat e qarkullimit/ Policia “mbyt” në gjoba drejtuesit e mjeteve

Policia e Korçës ka vijuar aksionin për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Pas kontrolleve në të...

Kryesore12:46 - 25 June, 2018

Deklarata e fortë e Bashës/ Ja çfarë i lidh Xhafajn, Ballën dhe Veliajn?

Sekuestrimi i 3.4 milion eurove në portin e Durrësit ka sjellë reagime të forta në skenën politike. Në një prononcim...

Aktualitet12:28 - 25 June, 2018

Punëtorët e Veliajt si breshka/ Tre ditë për 50 m rrugë (Foto + video)

Bashkia e Tiranës po vijon punimet në një segment të shkurtër rrugor afro 50 m, pranë Gjykatës së Krimeve të...

Aktualitet12:26 - 25 June, 2018

“Gjyqtari i Krimeve të Rënda në krah të Tahirit”/ Zbulohet dhurata për Sokol Binaj

Ish-Ministri i Brendshëm  Saimir Tahiri, duket se i ka ndarë gjyqtarët dy kampe.  Të paktën ky është perceptimi i opinionit...

Kryesore12:10 - 25 June, 2018

Plas skandali/ Taulant Balla garant i 3.4 milion eurove?

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me kapjen e 3.4 milion eurove në Portin e Durrësit, duke...

Politikë12:09 - 25 June, 2018

Kotzias mbledh ministrat e BE për Shqipërinë/ Notë pozitive për reformat

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, është  i pranishëm në takimin e Miqve të Shqipërisë në Këshillin e Ministrave...

Kryesore12:05 - 25 June, 2018

Skema kriminale/ Zbulohen zyrtarët e përfshirë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për milionat e sekuestruara dje në portin e Durrësit.  Sipas Bashës,...

Trending

Read previous post:
Një serb për finalen e Champions/ Ronaldos nuk do t’i pëlqejë

UEFA ka zgjedhur Miloard Mazic për të arbitruar finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Kiev, më...

Close