LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e negociatave/ Taulant Balla kritikon vendet e BE

7 Maj 2018, 19:19, Aktualitet CNA
Hapja e negociatave/ Taulant Balla kritikon vendet e BE

Kryetari i grupit parlamentar, të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është i ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” në Report TV, ku po flet rreth temës: “Negociatat, a do të bindet BE?”.

Duke u ndalur tek skepticizmi i vendeve të BE, lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Balla ka kritikuar vendet e BE-së, që shprehen se vota pro Shqipërisë do të ndikonte në popullaritetin e tyre.

“E kanë gabim nëse mendojnë se është keq hapja e negociatave me Shqipërinë. Shqipëria është një vend që i fal stabilitet rajonit dhe jo vetëm. Është një vend me politikë të jashtme në përputhje të plotë me Bashkimin Europian”, – tha ndër të tjera Balla. /CNA.al

Lajmet e fundit nga