LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burg pa prova për Saimir Tahirin/ Deputeti socialist ‘dush të ftohtë” Hajdarmatajt  

7 Maj 2018, 12:49, Aktualitet CNA
Burg pa prova për Saimir Tahirin/ Deputeti socialist ‘dush të

Deputeti socialist Erion Braçe ka sfiduar kreun e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajm indirekt nëpërmjet një mesazhi postuar në rrjetet sociale.

Sipas Braçes, për Saimir Tahirin nuk ka asnjë provë ka vetëm tituj portalësh e gazetash

?Nuk do ketë burg për Saimir Tahirin pa prova pa u arrestuar Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha me prova dhe fakte të pakontestueshme. Pikë!?, shkruan Braçe.

Postimi i plotë:

Për Saimir Tahirin nuk ka asnjë provë ka vetëm tituj portalësh e gazetash!

Provë ka për Ilir Metën me zë e figurë që bridhte nëpër ministri me bllok në dorë!

Provë ka për Lulzim Bashën që i hengri rrugës së kombit 230 milion euro dhe ngelen 7 urat pa bër!

Prova ka për Sali Ramë Berishën me zë e figurë për pushkatimin e 4 dëshmorëve në bulevard!

Nuk do ketë burg për Saimir Tahirin pa prova pa u arrestuar Sali Berisha , Ilir Meta dhe Lulzim Basha me PROVA dhe FAKTE të pakontestueshme! Pikë!/CNA.al

Lajmet e fundit nga