LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha zbulon si i ndihmon politika bandat/ Ja cilët janë personat më të kërkuar

7 Maj 2018, 21:13, Aktualitet CNA
Artan Hoxha zbulon si i ndihmon politika bandat/ Ja cilët janë

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Tonigh Ilva Tare” në Ora News, deklaron se njëri prej grupeve kriminale në Elbasan nuk preket, ndonëse janë vrarë 3 oficerë policie.

Sipas tij, këto grupet kriminale atje veprojnë prej 15 vitesh, ndërsa shton se politika të ndihmon duke mos të përmendur.

“Sot në Elbasan ka grupe që veprojnë prej 15 vjetësh dhe që përfitojnë nga aleancat politike, lëvizin me eskortë dhe me armatime të rënda. Si ka mundësi që ti të kesh vrarë tre oficerë policie dhe të të mos ketë hyrë gjemb në këmbë dhe nuk të heton njeri. Si është e mundur që ti të sulmosh skuadrën operacionale ditën për diell dhe të fajësosh skuadrën operacionale që është duke të vëzhguar.

Politika të ndihmon duke mos e përmendur. Çapajt dhe Çelajt. Çelajt janë në kërkim. Po Çapajt? Janë në qendër të Elbasanit. Vitin tjetër janë zgjedhjet dhe ju duhet. Si ndikon politika? Emërimet. Drejtorin e policisë. Si ka mundësi që prokurori shkoi për hetime se lanë as për dy muaj. Çfarë ndodhi me prokuroren e përkohshme? Ajo e bëri këtë veprim. Morën frikë atje dhe panë që shteti po lëvizte. Po e tha Donald Lu është peshk i madh. E dini kush janë personat më të kërkuar sot? Klement Balili dhe Jaled Çela sepse këta janë përmendur në tavolina politike. Lexojmë në mediat botërore dhe kërkojmë emrin e tij.”, – tha Hoxha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga