Connect with Us

Arrestohen agresorët e çiftit/ Zbardhet arsyeja e sulmit

Kronika

Arrestohen agresorët e çiftit/ Zbardhet arsyeja e sulmit

Publikuar

-

Tre të rinj, një natë më parë kanë sulmuar me thikë dhe shkopinj një çift të fejuarish.

Pa kaluar 24 orë nga koha kur ka ndodhur ngjarja, policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga autorët.

Të arrestuarit janë Halit Ndreu, Ndriçim Shima dhe Fati Plangaj.

Mësohet se shkak për këtë sulm është bërë një dashuri e pamundur mes Halit Ndreut dhe vajzës K.K, e cila u sulmua bashkë me të fejuarin.

Ndreu ka dëshmuar në polici se ishte i fiksuar me 23 vjeçaren edhe pse ajo ishte e fejuar. Por ai nuk ka hequr dorë, duke arritur deri në sulm ndaj saj dhe të fejuarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetësia K. K., rreth 23 vjeçe.
Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

Publikuar

-

Një tjetër asksident i rëndë është rregjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Fushë-Krujë Thumanë.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje shtetasen me inicialet S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Krujë/Informacion Paraprak

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Ngacmon seksualisht dy fëmijët e tij/ Arrestohet 32-vjeçari

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Qëlloi me armë makinën e xhaxhait pas sherrit për pronën/ Arrestohet 20-vjeçari

Publikuar

-

krimi i organizuar

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për kanosje me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë Endi Sinani. I riu ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15 nëntor ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij

“Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit të xhaxhait të tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Maknor të Pezës.

Shkak sipas policisë është bërë një konflikt për motive pronësie. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi hekurave përfundoi Endi Sinani.

LEXO EDHE:  Faktet dhe analiza/ Saimir Tahiri pushon një polic në ditë

I riu ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15 nëntor ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.
Të njëjtat burime sqaruan se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të Sinanit.”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet me 40 mijë euro kokainë/ Pranga shqiptarit në Itali

Publikuar

-

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave fqinje, 39-vjeçarit rezident në Modena, gjatë një kontrolli rutinë në autostradën Bolzano Sud iu gjetën 1500 euro cash si dhe një sasi kokaine me vlerë tregu 40 mijë euro.

Ndonëse nuk bëhet i ditur identiteti i tij, mediat italiane raportojnë se shqiptari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë edhe më herët i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE