Connect with Us

Turi i llogaridhënies/ Ahmetaj zbardh investimet në infrastrukturë

Aktualitet

Turi i llogaridhënies/ Ahmetaj zbardh investimet në infrastrukturë

Publikuar

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilloi dy takime në kuadër të Turit të llogaridhënies publike “Puna për Shqipërinë që Duam”.

Ahmetaj u ndal fillimisht në njësinë Lekaj të Bashkisë Rrogozhinë, i shoqëruar nga drejtuesit e institucioneve kryesore vendore.

“Është një iniciativë e re e Kryeministrit, ku qeverisja në të gjitha nivelet e veta që nga Kryeministri, Ministrat deri tek drejtorët rajonalë dhe drejtorët lokalë, do t’i japin llogari këtij komuniteti për të gjitha ato që kemi bërë dhe për të gjitha ato që nuk kemi bërë dot, apo që do duhet të bëjmë në të ardhmen” – tha Ahmetaj duke shtuar se qëllimi i këtyre takimeve është ndarja e problematikave dhe shqetësimeve të komuniteteve për cështje që mund dhe duhet të përmirësohen nga qeveria dhe institucionet vendore.

Ministri theksoi se gjatë katër viteve të mandatit të parë janë ndërmarrë reforma të rëndësishme në sektorët kyçë, por ende shumë çështje mbeten për t’u adresuar.

“Shqipëria e ka lënë mbrapa krizën e vitit 2013, të gjithë keni qenë dëshmitarë dhe unë e them me modesti që ajo reformë ishte e vështirë, por e domosdoshme dhe ja ku jemi sot, pas katër vitesh, ia kemi dalë të lëmë mbrapa atë krizën e qëllimshme që na lanë paraardhësit në 2013. Por e vërteta është që akoma jemi shumë larg asaj që duhet të jemi.

Në katër vitet që kaluan janë krijuar mbi 220 mijë vende të reja pune, ka akoma shqiptarë që janë të papunë dhe ju e keni dëgjuar të gjithë që kryefjala e Qeverisë Rama është punësimi. Sot në Shqipëri janë rreth 18 mijë vende të lira pune. Sfida është që tashmë që kemi kemi kaluar në një nivel të ri, të përputhim aftësitë, me kërkesën nga sipërmarrje për aftësi. Kjo është një nga sfidat që qeveria e ka vendosur si prioritet në strategjinë e punësimit që Qeveria Rama në mandatin e dytë po bën” – tha Ministri.

Ahmetaj i ftoi qytetarët që të bëhen pjesë aktive e bashkëqeverisjes për të ndihmuar me idetë dhe sugjerimet e tyre që të përmirësohet jetesa e përditshme.

“Ne kemi vendosur të bashkëqeverisim me qytetarët, është aleanca më e mirë, më e qëndrueshme, më e fortë të qeverisësh me qytetarët” – theksoi Ministri i Financave, i cili u ndal edhe tek projektet e investimeve të parashikuara për zonën.

“Dua të ndaj me ju që do të jenë të paktën katër investime shumë serioze nga qeveria që fillojnë që këtë vit. Ne kemi mbyllur projektin e Vilë Bashtovë- Greth i Mesëm- Spille. Pra, rruga që na bashkon me plazhin, që fillon këtë vit të investohet dhe së dyti është investimi në urbanizimin e njësisë administrative Gosë, për të lidhur lagjen e sipërme me qendrën e njësisë administrative.

LEXO EDHE:  Basha: Kandidati Kasem Mahmutaj do riktheje punesimin ne Berat

Janë dy investime shumë serioze në arsim dhe në shëndetësi. Para fushatës unë i premtova mësuesve, pa dallim politik, që gjimnazi do të rikonstruktohet menjëherë brenda vitit të parë të mandatit. Do të bëjmë një gjimnaz shembull këtu në Rrogozhinë.

Gjithashtu, kemi edhe dy qendra, për t’i rikonstruktuar, në mënyrë që të përmirësojmë edhe shërbimin shëndetësor.

Ajo që gjithashtu do bëjë një diferencë shumë të madhe për zonën, është ai premtim që e kemi bërë para fushatës, që është rruga Kashar-Rrogozhinë, që e bën zonën e Rrogozhinës si lagje të kryeytetit që të arrihet në 15 e maksimumi 20 minuta.

Kombinimi i përmirësimit të infrastrukturës, rrugë, ujësjellësa dhe infrastruktura e bujqësisë, kanalet vaditëse dhe kulluese së bashku me agroindustrinë, agroturizmin dhe turizmin, i japin zonës një mundësi ekonomike, një të ardhme të sigurt, në mënyrë që të gjithë ata të rinj e të reja që kërkojnë punë të mos i referohem vetëm shtetit, por të fokusohen tek puna private, tek puna e bazuar tek profesionet, zejet dhe sigurisht që të rrisin mirëqënien e tyre familjare dhe komunitare” – përfundoi Ahmetaj.

Në takimin e zhvilluar në njësinë Synej të Bashkisë Kavajë, Ahmetaj u ndal në diskutimin për taksat, për të sqaruar atë që Ministri e quajti miti i rritjes së taksave:

“Ka një diskutim mes nesh për taksën. Ne erdhëm me moton “kush fiton më shumë, do paguajë më shumë” dhe çfarë bëmë? Gati 85 mijë bizneseve ose ua bëmë taksën zero, ose ua ulëm taksën nga 15 në 5%. Vetëm 19 mijë bizneseve ua bëmë taksën nga 10% në 15%. Përsa i përket biznesit të vogël që përbën 80% – 85% të bizneseve, që prek gati 500 mijë familje shqiptare, ne e ulëm taksën.

Më thoni ju në të drejtën tuaj nëse është rritur ndonjë taksë” – tha Ahmetaj duke shtuar se ajo që e dallon këtë qeveri nga qeveritë e tjera është përgjegjshmëria ndaj qytetarëve dhe respekti për shtetin.

“Më besoni që kemi mundësi të ulim më shumë taksa, nëse të gjithë paguajmë taksa. Më besoni që kemi më shumë mundësi të ulim çmimin e energjisë, nëse të gjithë paguajmë energjinë. Më bësoni që kemi më shumë mundësi të ulim çmimin e ujit, nëse të gjithë paguajmë çmimin e ujit. A mund të investojmë dot në territor nëse nuk paguajmë taksa dhe nëse nuk paguajmë detyrime? Sigurisht që jo” – përfundoi Ahmetaj.

Turi i qeverisë do të vijojë deri në fund të muajit qershor duke prekur të gjithë njësitë administrative në çdo bashki dhe qark të vendit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Dëmtimi i zgjedhjeve/ Ahmetaj paralajmëron opozitën

LEXO EDHE:  Ahmetaj flet për rritjen ekonomike/ Zbardhen shifrat

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Ahmetaj inspekton punimet e terminalit të ri/ Qëllimi, nxitja e tregtisë rajonale

LEXO EDHE:  Ish-ministri Ahmetaj: Si e lamë pas krizën në 3 vjet qeverisje

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: