LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërtimi i kullave në Tiranë me paratë e drogës/ Kujt i thotë Rama idiot

6 Maj 2018, 09:52, Aktualitet CNA
Ndërtimi i kullave në Tiranë me paratë e drogës/ Kujt i

Kryeministri Edi Rama në inaugurimin e  Bulevardit të Ri të Tiranës ka thënë se me këtë projekt, po dëshmojnë vijimin e një punr të madhe dhe të vështirë.

Rama ka folur me tonin e një kryeministri që i ka të fituara zgjedhjet vendore, të cilat do të mbahen në vitin 2019.

?Jemi të vetëdijshëm se sa shumë akoma duhet bërë. Në mandatin e ri qeverisës ne bashkë me kryebashkiakun e Tiranës do të bëjmë më shumë se ç?është bërë në këto tre vite?, është shprehur kryeministri Rama.

Ai ka risjellë më vëmendje punën e Lulzim Bashës, në kohën që ishte kryetar i Bashksië së Tiranës, duke i rikujtuar atij dështimet në projekte të tilla

?Sikur ky bulevard të ndërtohej me ritmet që përcaktuan ecurinë e tij katër vite më parë do të duhej 60 vjet për të arritur këtu ku kemi arritur sot. Sa herë duamn të bëjmë diçka të re, ne duhet të përballemi me problemet e trashëguara për shkak të ndërtimeve pa leje dhe pa plan?, ka thënë Rama, duke iu drejtuar indirekt Bashës.

Më tej Rama është ndalur tek debati për ndërtimin e kullave, por pa larguar nga shënjestra Lulzim Bashën.

Rikujtojmë se në vijimësi kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë se, kullat në Tiranë po ndërtohen me paratë e drogës, duke aluduar kështu për vëllanë e kryeministrit Rama.

?Në Tiranë zhvillohet një debat idiot. E kam fjalën për kullat e parashikuara në planin francez që do pasohen me kulla në këtë anë të Tiranës. Gjithçka thuhet për to, për t?i kundërshtuar është një absurditet i plotë?, ka thënë ndër të tjera Rama./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga