LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet trupi i pa jetë i një burri

6 Maj 2018, 18:43, Aktualitet CNA
Gjendet trupi i pa jetë i një burri

Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në fshatin Slabinjë të Pogradecit, në rrjedhën e lumit.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se trupi është i shtetasit me inicialet B.J. rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia shprehet se nga këqyra paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.05.2018, jemi njoftuar se në fshatin Slabinjë, është gjetur i mbytur në lumë shtetasi B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga