LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Financoi foton e Bashës me Trump/ "Biniatta Trade" nuk zbaton ligjet kundër pastrimit të parave

6 Maj 2018, 19:55, Aktualitet CNA
Financoi foton e Bashës me Trump/ "Biniatta Trade" nuk zbaton

Para disa muajsh, një skandal i madh u publikuar nga revista amerikane “MotherJones” lidhur me lobime ruse në favor të Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.

Një artikull të veçantë i ka kushtuar edhe media skoceze, “Heraldscotland”, e cila shprehet se, “Një firmë skoceze me pronarë sekretë pagoi një lobist të Uashingtonit për të ndihmuar konservatorët e Ballkanit të hynin në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.”

Në artikullin në fjalë, thuhet se ndaj Biniatta Trade LP, e cila ka kryer pagesat në interes të PD, nuk ka zbatuar ligjin kundër pastrimit të parave dhe nuk kishte zbuluar pronarët e saj, për çka kishte afat deri në muajin gusht të vitit të shkuar, në të kundërt do të përballej me gjoba ditore prej 500 paundësh.

“Shadowy Biniatta Trade ka shkaktuar një skandal transatlantik pasi u shfaq si një financues i një fushate për të promovuar opozitën e krahut të djathtë të Shqipërisë në Amerikë.

Firma, një partneritet i kufizuar skocez ose SLP, pretendon se merret me tregtinë e grurit dhe rrobave nga adresa e tij prestigjioze në një zyrë virtuale në Qytetin e Ri të Edinburgut.

Megjithatë, The Herald mundi të zbulojë se nuk ka arritur të zbatojë ligjet kundër pastrimit të parave sipas të cilave ajo kishte afat deri në gushtin e shkuar të zbulojë pronarët e saj ose do të përballej me gjoba të përditshme prej £ 500.”, – thuhet në artikull. /CNA.al

Lajmet e fundit nga