LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ç’po ndodh në Tiranë?/ 5 drejtues mjetesh në pranga, 37 leje drejtimi të pezulluara, 37 gjoba, 6 mjete të bllokuara

6 Maj 2018, 07:20, Aktualitet CNA
Ç’po ndodh në Tiranë?/ 5 drejtues mjetesh në pranga,

Gjatë kontrollit të ushtruar me drager nga policia e Tiranës, në vijim të aksionit për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ka vënë në pranga 5 drejtues mjetesh.

Policia bën me dije se:

5 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

37 Leje Drejtimi të pezulluara, nga këto:

23 Leje Drejtimi për shpejtesi tej çdo kufiri të lejueshëm.

14 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

15 drejtues mjetesh për OASH për xhama të riveshur.

34 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit dhe 7 masa për mosvendosje të kaskave mbrojtëse.

6 mjete u bllokun për mos shlyerje të masave administrative nga 5 deri në 9 masa. /CNA.al

Lajmet e fundit nga