A kemi pse frikësohemi ?! – CNA
Connect with us

Aktualitet

A kemi pse frikësohemi ?!

Publikuar

-

Nga Leonora Laçi
Sa herë përmendet emri i diktatorit Enver Hoxha, kemi një reagim alergjik të pashmangshëm dhe të justifikueshëm, e njëjta gjë ndodh dhe më komunistët kur i përmendën nacionalistët, madje dhe termi“nacionalist” i trembë.
A do të gjendet ndonjëherë gjuha e përbashkët për këtë çështje, si dhe të ulen gjakrat mbi këtë temë delikate ?!
Por, pse ndjehemi të frikësuar dhe a kemi arsye duke qenë se tashmë jetojmë një tjetër sistem, e komunizmi ka rënë ?!
Disa nga arsyet do i përmendi në këtë artikull.
Së pari, nëse ne do ndjeheshim të vlerësuar mjaftueshëm nga politikbërësit tanë, nga shteti shqiptar me institucionet e tij, e nderi të jete çuar në vend, s’do kishim përse të friksoheshim.
Së dyti, nëse ne vërtetë do kishim hapur një kapitull të ri, partitë shqiptare të ishin shkëputur nga e kaluara dhe të dënonin aktet e dhunës që janë ushtruar ndaj shqiptarëve nga shqiptarët përgjatë periudhës komuniste, s’do kishim pse të frikësoheshim nga fantazma  e “Enver Hoxhës”.
 Së treti, nëse do i dënonim persekutorët atëherë s’do kishim përse të frikësoheshim.
Së katërti, nuk do indinjoheshim aspak nga qëndrimet e njerëzve të caktuar për të kaluarën komuniste nëse këta njerëz nuk do rrihnin gjoksin dhe të numëronin vetëm fitoret e komunizmit, por të njihnin dhe dështimet e tij, të merrnin në konsideratë dhe viktimat e komunizmit, e të mos frynin numrin e dëshmorëve. Nuk janë më pak dëshmorë  dhe njerëzit që luftuan gjatë luftës së dytë botërore të rreshtuar në partitë e tjera, apo dhe ata  që punuan punë vullnetare në këneta e miniera, e mbetën aty.
Së pesti, frikësohemi sepse në dokumentet arkivore të periudhës komuniste në dosjet e sigurimit hidhet baltë mbi individë të caktuar dhe nesër këto dokumente mund të merren si fakte historike, e kësaj i thonë fallsifikim të historisë. Jo çdo dokument i asaj periudhe duhet të merret në konsideratë.
Së gjashti, gënjeshtra komuniste është thënë aq shumë sa për shumëkënd është marrë si e mirëqenë.
Së shtati, ne frikësohemi sepse nuk u bë asnjë “nuremberg shqiptar”, mjaft i domosdoshëm.
Së tetti, ne tërhoqëm zvarrë vetëm bustin, por jo ideologjinë komuniste, që reflektohet në politikëbërjen tonë.
Së nënti, nuk protestuam një herë të vetme mbarë populli të padirigjuar nga partitë politike, për të larë hesapet me të kaluarën, e kështu harruam.
Fantazmat e së kaluarës do na ndjekin gjithmonë deri sa të guxojmë të dalim mbi partitë, të veprojmë të bashkuar kundër së keqes.
Duhet të kuptojmë që në çdo kohë kanë lindur dhe do lindin njerëz me mendime pro dhe kundër së kaluarës komuniste.
5 Maji nuk duhet të jetë datë e komunistëve, edhe pse ata e kanë përdorur si triumf personal, është groteske të thuhet që pas marrjes së pushtetit i vranë vetë shokët e luftës e më pas i ngritën memorial.
Edhe pse simbolika e kësaj date është instrumentalizuar nga komunistët në dobi tyre, në të vërtetë duhet të shërbejë si datë përkujtimi për të gjithë shqiptarët pa dallime partiake që luftuan kundër një force të huaj.
E vërteta historike nuk është absolute pasi atë e shkruajnë fitimtarët, e shkruarja e saj jo gjithmonë i përshtatet realitetit, dhe secili e konsideron të vërtetë, të vërtetën e tij në kushtet dhe rrethanat e kohës.
Dëshmorë të shpallur të tillë apo të pashpallur duhen nderuar njëlloj, sepse sakrifikuan jetën për Shqipërinë pavarësisht rreshtimit ideologjik.
Po ashtu duhen respektuar njëlloj viktimat e komunizmit ashtu siç po i respektojnë ekzekutuesit e tyre, ngritja e një memoriali për ta është detyrim kombëtar.

Aktualitet

Luks e para në rrjetet sociale, Instagram merr vendimin “drastik” për të rinjtë shqiptarë

Publikuar

-

Një grup të rinjsh shqiptarë kanë fituar ditën e djeshme vëmendjen e mediave britanike për jetën e tyre luksoze, të cilën e promovonin në Instagram.

Të rinjtë që kishin një llogari në Instagram të quajtur “Ne jemi perëndia e rrugëve”, dhe postonin në rrjetet sociale imazhe të makinave sportive dhe luksoze, foto me armë, drogë dhe tufa parash, ndërsa disa prej tyre postonin foto edhe nga brenda burgut, pasi posedonin telefona celularë.

Fillimisht ishte Sunday Ekspress disa ditë më parë që publikoi një artikull për “Hellbanianz”.

Sot Instagram sqaroi se kishte mbyllur llogarinë e “Hellbanianz” dhe disa të tjera të lidhura me të, përfshirë edhe atë të kreut të grupit, të njohur si Vinz. Sipas një zëdhënëse të rrjetit social, Instagram nuk do të lejojë sjellje të paligjshme, kërcënime, dëmtime fizike apo krim të organizuar.

Megjithëse llogaria kryesore u mbyll natën e kaluar, një tjetër që i atribuohet Vinzit, u rikthye në këtë rrjet social. Ai shihet duke ngritur gishtin e mesit ndërsa bien në sy tufat me kartmonedha 50 paund dhe shampanjë, në një makinë sportive.

Ajo që bie në sy është se grupi as nuk denjohet të mbulojë fytyrat.

Mediat britanike e konsiderojnë “Hellbanianz” si një nga disa bandat e fuqishme që merren me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut. Ata thuhet se qëndrojnë pas linjave të trafikut të kokainës së pastër në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave britanike “shumë nga këta gangsterë janë fëmijë të azilkërkuesive shqiptarë.”

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përballja e aktores/ 5 arsyet pse dënohet Marjana Kondi

Publikuar

-

By

Marjana Kondi, një nga personazhet ikonë të skenës së Teatrit, dhe ekranit, jo vetëm në rolet e humorit dhe të dramës, por vlerat e saj i jep edhe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Mjafton mbyllja me një M.K. në fund, me një mesazh të fortë që ajo jep, ku M.K.-ja mund të jetë është Ministria e Kulturës, edhe Mirela Kumbaro që janë thuajse e njëjta gjë dhe vetë Marjana Kondi, për të cilën në fakt duhen thënë dy fjalë.

Së fundi e larguar nga Teatri Kombëtar, një ikonë e tillë veten e lidh me personazhin e një roli, por përtej kësaj së fundi kemi parë edhe me dhjetëra dekorata nga Presidenti i Republikës për personazhe, që ndoshta fare nuk e kanë merituar dhe Marjana Kondi duket e revoltuar dhe me forcën e saj të një aktoreje, duke përdorur artin e fjalës dhe lojën me të, ajo gjen një rol që një personazh dhe e deklaron se jetën e ka të mbërthyer pas personazhit dhe virtyteve të kulturës.

“Kjo eshte zonja Van Dan . Jeta e saj mberthehet fort rreth pelices, teshes dhe lluksit. Shpallet e pafajshme dhe e denje per shoqerine ! Zonja Van Dan mund ta blej drejtesine, asaj ja mban xhepi.”-shkruan Kondi.

Më tej, ajo thotë në mesazhin e saj se është e “dënuar”, për popullaritet, ndikim në masë, mos mbikualifikim profesional, nxitje të xhelozisë publike dhe prepotencë ndaj institucioneve kulturbërëse.

“Une jam Marjana Kondi. Jeten time e kam mberthyer fort pas teshes se personazhit, virtytit dhe kultures. Shoqja Marjana Kondi denohet per popullaritet, ndikim ne mase, mbikualifikim profesional, nxitje te xhelozise publike dhe prepotence ndaj Institucioneve Kultureberese. Vendimi hyn ne fuqi ne ndarjen e roleve dhe cmimeve te rradhes. Lavdi MK !”-shkruan Kondi në postimin e saj në rrjetet sociale.

E këtë e thotë Marjana Kondi në fjalinë e fundit në reagimin e saj në rrjetet sociale, me një qëndrim mjaft të fortë, hyn në fuqi me ndarjen e roleve dhe dhënien e çmimeve të radhës. E përtej atyre që përmendem më lart, së shpejti jo rastësisht, pritet dhe shpallja e çmimeve “KULT”, ku ndoshta ka një intrigë, ku ndoshta sërish Ministria e Kulturës dhe Mirela Kumbaro janë ato që vendosin për këto çmime. Edhe ndoshta është rasti për të thënë se sërish mund të ketë një tjetër ndëshkim ndaj aktores tonë të madhe, ikonës Marjana Kondi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Horoskopi javor/ ‘Do e paguani shtrenjtë’, Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

Publikuar

-

“Marsi do lidhet me Jupiterin i cili me natyrën ëndërrimtare të Marsit na çon në kërkim të ideales që do na frymëzojë dhe do na nxisë të veprojmë”, njofton Meri. Nevojiten lëvizje të kujdesshme këshillon astrologia. “Do kemi tërheqje nga misteret, do na joshin idetë e mëdha, duhet të kemi kujdes në çështjet praktike profesionale dhe ekonomike”, njofton Meri. Më poshtë parashikimi për të gjitha shenjat.

Dashi
Nje prapaskene do zbulohet dhe kjo mund tju ekspozoj disi me shume se duhet ne ceshtje ligjore apo dokumentacionesh e udhetimesh

 

Demi
Mbeshtetjen e kerkuar apo qellimet qe do i vini vetes nuk do ta arrini me shume lehtesi. Ndoshta ne kete periudhe do dilni mbi mundesite tuaja dhe do besoni me shume se duhet ne utopine e te tjereve

Binjaket
Mund t’ju premtojne sot nje bashkepunim apo nje pozicion pune por qe ndoshta kjo do jete e paqarte persa i perket kushteve dhe kohezgjatjes

Gaforrja
Optimizmi i madh me te cilin do filloni nje veprimtari pune apo nje marredhenie personale nuk do zgjasi shume prandaj kujdes me ndryshimet dhe lidhjet e reja qe do beni

 

Luani
Sot do shpenzoni shume ne emer te dashurise, artit dhe bujarise dhe do prisni qe te keni perfundime te mira apo nje respekt moral nga te tjeret por kjo nuk ndodh

Virgjeresha
Ndikimi i Marsit perball shenjes tuaj ju ekspozon ne antagonizem por edhe ju nxit te besoni apo idealizoni me shume se duhet partneret ne nje bashkepunim apo ne cift

Peshorja
Nese beni nje nenshkrim te paqarte sot do keni kujdes pasi do ta paguani shume shtrenjete dhe do ndjeheni te tradhetuar

Akrepi
Pavaresisht shanseve dhe mundesive te medha ne jeten tuaj sidos ekonomike ju perseri do merreni me nje ceshtje shume personale qe me shume ju ha kohe sesa eshte reale

Shigjetari
Nje ceshtje familjare duket sikur po shkon mire drejt nje realizimi qellimi por me pas do kuptoni se praktikisht eshte e veshtire te realizohet

Bricjapi
Mos e genjeni veten sot me shume endrra dhe plane te medha. Cdo gje ka rrugen e vet te zbatimit dhe kjo e sotmja eshte e paqarte prandaj mos investoni shume

Ujori
Duket sikur po pershateni mire me ceshtjet ekonomike dhe me planet per ti arritur apo startegjite. Nje takim pune apo personal nuk del ashtu sic e prisnit

Peshqit
Ka ardhur momenti te ndjeheni me te forte dhe me te gatshem per te rrezikuar e marre vendime. Ajo qe nuk dini eshte se edhe te tjeret jane ne pritje prandaj kujdes.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Aktualitet13:44 - 16 Nentor, 2018

Zaev ngre dyshime të forta/ Largimi i Gruevskit arratisje, apo rrëmbim

Pas arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, ka reaguar paraardhësi i tij kryeministri Zoran Zaev. Në një konferencë për shtyp,...

Aktualitet12:56 - 16 Nentor, 2018

Foto-“ Kur sunduesit grinden”/ Ismail Kadare prezanton në Panair botimin më të ri

Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar ditën e sotme librin më të ri të tij në Panairin e 21-të të librit,...

Aktualitet12:10 - 16 Nentor, 2018

Ditë e trishtë për muzikën! Këngëtari i njohur ndahet nga jeta

Këngëtari legjendar i muzikës “country” dhe në të njëjtën kohë kitarist, Roy Clark është ndarë nga jeta mbrëmjen e së...

Aktualitet11:58 - 16 Nentor, 2018

Arratia e Nikolla Gruevskit/ LSDM akuza Mickoskit

Pas arratisjes së ish-kryeministrit Maqedonas Nikolla Gruevski, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se...

Aktualitet10:44 - 16 Nentor, 2018

Video-Tragjedi në Kaliforni/ 631 të zhdukur, 65 të vdekur nga zjarret

Rreth 65 persona kanë humbur jetën, ndërsa 631 të tjerë konsiderohen të zhdukur si pasojë e zjarreve masive në Kaliforni.-raporton...

Aktualitet09:08 - 16 Nentor, 2018

Arratisja e Gruevskit/ Mali i Zi e pranon, ka dalë në datën 11 nëntor

Pas autoriteteve shqiptare, edhe ministria e Brendshme e Malit të Zi e pranoi se ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ka hyrë...

Aktualitet20:12 - 15 Nentor, 2018

May zotohet se do të luftojë për planin e saj të Brexitit

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë në një konferencë për media se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për...

Trending

Read previous post:
Plagoset me armë zjarri Ministri i Brendshëm

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pakistan, ku Ministri i Brendshëm i këtij vendi, është plagosur me...

Close