LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turi i llogaridhënies/ Gjiknuri dhe Dako presion zyrtarëve   

5 Maj 2018, 10:14, Aktualitet CNA
Turi i llogaridhënies/ Gjiknuri dhe Dako presion zyrtarëve

Në vijim të turit të llogaridhënies, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është ndalur në qytetin e Durrësit, prej nga ku u ka bërë thirrje të gjithë drejtorëve që nuk u përgjigjen njerëzve duhet të largohen.

?Ata zyrtarë të cilët nuk i përgjigjen njerëzve apo që janë kthyer në një problem për njerëzit, duhet të largohen. Këtu unë e kam mandatin të plotë jo vetëm në autoritetin si ministër, por mbi të gjitha mandatin për të adresuar në vend ato probleme që duken dhe janë të akumuluara.

Në rastet kur administrata ka mbyllur dyert dhe nuk po reagon, ne jemi të detyruar të marrim masa. Le të bëhet shembull për të tjerët sepse ka të tjerë që e bëjnë më mirë atë punë?, tha ministri Gjiknuri.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili ka thënë se ?nëse nuk do ta ketë bërë për faj të drejtorit të japë llogari dhe të ikë në shtëpi, kushdo qoftë drejtor, i ujësjellësit apo i kanalizimeve.

Këto takime janë për të vënë njëfarë drejtësie para atyre njerëzve që i kemi zgjedhur të drejtojnë dhe u kemi dhënë poste publike si administrator. Janë në provë për të treguar aftësitë e tyre, nëse i shërbejnë këtij komuniteti dhe këtyre njerëzve që i kanë zgjedhur?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga