LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rasti i 613 kg kokaine dhe skema e “garantit” përmes Prokurorisë

5 Maj 2018, 10:06, Opinione CNA
Rasti i 613 kg kokaine dhe skema e “garantit” përmes

Nga Mero Baze

 Arrestimi i biznesmenit që trafikoi 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, ka vendosur heshtjen në kampin opozitar në Shqipëri dhe ka filluar të prodhojë një farë ?qesëndie? prej tyre për ?peshkun e madh?, edhe pse për javë të tëra, Sali Berisha dhe shtypi afër tij, e ka paraqitur rastin si një skandal të lidhur me qeverinë.

Të vetmit që ndjehen të lehtësuar nga arrestimi, janë Ambasada amerikane dhe Qeveria shqiptare, e cila ka pranuar se arrestimi është bërë në bashkëpunim me agjensitë e zbulimit ndërkombëtar.

Biles Ambasada amerikane, si për ironi, e ka shoqëruar arrestimin dhe me një foto satirike, që e paraqet Çekajn si ?peshk i madh?.

Por çfarë e bën kaq të bujshëm lajmin e arrestimit të Çekajt?

Arrestimi mund të rindërtojë historinë e kësaj linje trafiku, e cila është kryer dukshëm përmes një skeme, e cila ka përdorur si garant të mos dënimit final, Prokurorinë. Nga pikëpamja formale juridike, ngarkesa e porositur e bananeve e tipit CIF, ku përgjegjësia deri në portin e  Durrësit është e porositësit, ka qenë skema që ka shpëtuar nga penalizimi të njëjtin biznesmen vite më parë, kur në kontenierin e tij është gjetur sërish kokainë. Prokuroria e ka lënë të lirë, duke e justifikuar se ai nuk ka faj, pasi ka porositur banane.

Nën këtë skemë të garancisë ligjore, nëse Prokuroria nuk heton më tej dhe nuk gërmon në gjurmët e rrugës së trafikut, ky biznes bëhet plotësisht i suksesshëm pa pasur nevojë të kesh lidhje me shefa policie apo çdokënd tjetër, pasi ke të sigurtë shfajësimin formal që ngarkesa nuk është e jotja.

Për këtë arsye, arrestimi i Çekajt dhe hetimi i thelluar ndaj kësaj linje trafiku, mund të prodhojë një pamje të re të rolit që ka luajtur Prokuroria shqiptare si ?garante e heshtur? e kësaj skeme trafiku, ku nëse droga kalon pa u kapur është fitore, por nëse kapet, nuk është fundi i botës, pasi nuk ke faj ligjërisht.

Edhe pse kompania ka një precedent të mëparshëm në këtë histori, për më shumë se dy vite ndaj saj nuk është bërë asnjë hetim dhe kapja e drogës është bërë falë skanerit të doganës në Durrës, dhe sinjaleve ndërkombëtare për dyshimet mbi ngarkesën.

Është kjo arsyeja që arrestimi i sotëm në Gjermani ka ngjallur entuziasëm tek Ambasada e SHBA dhe Qeveria në Tiranë, dhe akoma më tepër pritshmëria që në rrjet ka rënë një ?peshk i madh?, që mund ta çojë drejtësinë drejt garantëve të sigurtë të këtij trafiku.

Është aq reale kjo pritshmëri, sa ndjehet edhe në ?qesëndinë? e opozitarëve, që kanë filluar ta quajnë rastin e Maminasit dhe vetë Çekajn një ?peshk i vogël?. Me sa duket, i arrestuari tjetër në Spanjë me një ton, i ka hutuar. Dhe s?kanë faj, se u duket ?sypeshkaqen?.

 

07:50 Opinione

Dhe shteti u rilind

Nga Zef ZEFI *Ne vitin 1992 mbas zgjedhjeve vendore, Partia ...

Lajmet e fundit nga