LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Plagosen 6 persona, 3 në gjendje të rëndë

5 Maj 2018, 15:16, Kronika CNA
Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Plagosen 6 persona, 3 në gjendje

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë, i cili ndodhi pasditen e sotme në Rrugën e Kombit.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, ndërsa tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Tre automjete raportohet të jenë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të trefishtë.

Praprakisht thuhet se tre prej të plagosurit të cilët  ndodhen në gjendje më të rëndë po transportohen me urgjencë në spitalin e Traumës.

Deklarata e policise: 

Më datë 05.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në aksin rrugor Rrëshen – Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë KS 01-994 IG me drejtues shtetasin F.S., mjeti tip Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues shtetasin F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues shtetasin F.L.

Për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volkswagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel,  të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe  3 pasagjerë në mjetin tip Opel ( ndër ata 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lajmet e fundit nga