LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rivaliteti mes Klan-it dhe Top Channel-it, tani me një garë ruso- turke

4 Maj 2018, 15:23, Aktualitet CNA
Rivaliteti mes Klan-it dhe Top Channel-it, tani me një garë ruso-

Televizioni më i madh në vend, Top Channel, duket se po i kundërpërgjigjet TV Klanit pas bujës që po bëjnë në audiencë serialet turke, me seriale ruse.

Në Top Channel ka nisur të reklamohet fillimi i serialit ?Katerina e Madhe?, ndërkohë që burime për gazetën TemA, bëjnë të ditur se Top Channel ka siguruar të drejtat për një sasi të madhe serialesh ruse.

Nuk dimë nëse këto janë dhënë falas, apo me ndonjë çmim simbolik nga qeveria ruse, por është e qartë se Rusia ja ka dalë të promovojë vlerat artistike të saj në televizionin më të madh shqiptar.

Ky është dhe suksesi i parë i Blushit si drejtor i ri i Top Channel.

Tani gara mes dy TV-ve të mëdha është kthyer nga garë shqiptare, në garë ruso- turke.

Nuk është e qartë nëse AMA ka ndonjë rregullore për detyrimin për të pasur produkte perëndimore në TV-të tona kombëtare, por nëse jo, atëhere në garë me siguri do hyjë dhe bota arabe.

Ndoshta dhe ajo falas.

Lajmet e fundit nga