LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas 26-vjeçarin/ I riu në gjendje të rëndë

4 Maj 2018, 20:12, Aktualitet CNA
Makina përplas 26-vjeçarin/ I riu në gjendje të

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme. Policia raporton se një këmbësor është plagosur në Fier, pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit në vendin e quajtur ?Rrepet?, ndërsa i plagosuri është një i ri, i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit.

Ndërsa nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Informacion paraprak

Në datën 04.05.2018, rreth orë 21:30, në vendin e quajtur ?Q.T.U?, Fier, shtetasi Xh.B, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip ?Benz? ka aksidentuar shtetasin E.T, 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Shtetasi E.T ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh.B dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga