LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur Fahri Balliu “vidhte” Partinë Demokratike

4 Maj 2018, 08:51, Aktualitet CNA
Kur Fahri Balliu “vidhte” Partinë Demokratike

Babai shpirtëror i Lulzim Bashës, Fahri Balliu, i cili është në fakt edhe prindi i Klevis Balliut, ka edhe disa histori të vjetra në Partinë Demokratike.

Ne themi prindi i Klevis Balliut, por në fakt Klevisi në një fjalë të tij në parlament tha se ?do ta shembte Edi Ramën, ashtu si etërit ishin shembur nga babai i tij?.

Por, këtu ka një pikëpyetje të madhe, sepse Klevisi në fakt duhet të shkojë të gjejë edhe babain, sepse kur janë shembur muret e komunizmit, Fahri Balliu ka qënë gazetar i ?Zërit të Popullit? dhe pikërisht në vitet ?90 tentoi të futej si anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, pra, të bëhej komunist. Por në atë kohë Sigurimi i Shtetit nuk i jepte konfirmimin, sepse që të beheshe komunist nuk duhej të kishe qënë asnjëherë spiun.

Gjithësesi le ti kthehemi detajeve. Pasi treguam historitë dhe spiunllëqet në kohën e diktaturës, u kthye në demokrat dhe iku në Maqedoni. Iku si pjesë e strukturave të Shërbimit Informativ Kombëtar, drejtuar në atë kohë nga Bashkim Gazidede.

U shkarkua me ceremoni po nga ky i fundit, pas urdhërit të Sali Berishës sepse Fahriu ishte denoncuar në disa raste nga shqiptarët e Maqedonisë se shiste kuotat e studimit që jepeshin nga qeveria shqiptare për ta. I shiste ato nga një mijë apo një mijë e pesëqind marka.

Akuzat ishin të forta, SHIK bëri një verifikim dhe shkarkoi sekretarin e ambasadës shqiptare në Maqedoni të asaj kohe, Fahri Balliu, i cili për tu rikthyer do të bënte gjithçka, duke ju qepur nga pas Luan Malltezit, profesorit të ndëruar, i cili ishte dhe krushku i presidentit Berisha, në atë kohë.

Më pas Fahriu boton gazetën ?55?  dhe do të jetë një nga mediat afër PD-së, shpesh trokiste në dyert e kësaj partie për të kërkuar financim.

Në atë kohë, kur Partia Demokratike ra nga pushteti, pra ishte në opozitë, në kohën e errët të Partisë Demokratike pas vitit ?97 ai troket në deren e Sali Berishës dhe kërkon financim për gazetën, pasi nuk mund ta mbante atë gazetë. E kishte të pamundur për shkak të gjendjes së vështirë financiare ku ndodhej.

Shumë ishin kontribuesit, të cilët jepnin financime në atë kohë për gazetën ?55?. Më pas ishte vetë PD-ja që i jepte lekë zyrtarisht apo jo zyrtarisht.

Berisha urdhëron ti jepen nga buxheti i Partisë Demokratike një shumë prej rreth 30 mijë dollarësh Fahri Balliut dhe shuma jepej nga financa. Në atë kohë financat e PD-së drejtoheshin nga Blerim Çela. Fahri Balliu merr një financim 30 mijë dollarë në atë kohë. Para gati 20 vitesh kjo ishte një shumë goxha e madhe për të mbajtur një gazetë dhe mund të dilnin me qindra e qindra numra.

Balliu si mjeshtër dhe batakçi i vjetër rrëmben paratë dhe të nesërmen shfaqet në selinë e PD-së me një BMW të re. Pra, kishte marrë lekët për të mbajtur gazetën, për të paguar rrogat e gazetarëve, shtypshkronjën, letrën etj, por fondet e dhëna nga Sali Berisha, kishin përfunduar në fakt në një BMW luksoze, me të cilen Fahriu shiste mend para oborrit të PD-së.

Kjo ishte vjedhja e parë e Fahriut, do të thoshte dikush, por kjo nuk është e vërtetë. Janë me dhjetëra dhe këtë Fahriu e ka bërë në çdo kohë të Partisë Demokratike. Akuzat ndaj tij janë të pandalshme. Ai është i përfshirë kudo, në investimet në infrastrukturë, në Gërdec po të duan apo diku tjetër.

Por këto do ti vazhdojmë dhe do ti themi ditë pas dite, orë pas ore, ashtu sikundër do të tregojmë edhe ngjarjet sesi Fahri Balliu e shpallte veten hero, apo njeri i rëndësishëm, ndoshta edhe më i rëndësishëm se Azem Hajdari, duke pretenduar se donin ta vrisnin komunistët, por në fakt Fahriu ishte nga komunistët e fundit që nuk e qasen kurrë në parti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga