LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I vihet flaka shtëpisë së biznesmenit/ Fëmijët largohen nga ballkoni

4 Maj 2018, 14:03, Aktualitet CNA
I vihet flaka shtëpisë së biznesmenit/ Fëmijët largohen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur flakën shtëpisë së një biznesmeni.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në lagjen ?15 nëntori? në banesën e biznesmenit Ilirjan Saliaj, ndërsa në atë kohë në shtëpi kanë qenë fëmijët e tij.

Nga të njëjtat burime mësohet se fëmijët kanë zbritur nga ballkoni në shtëpinë e fqinjit 1 kat më poshtë, duke shpëtuar për mrekulli nga një tragjedi e mundshme.

Në derën kryesore të biznesmenit Saliaj mësohet se ishin hedhur 5 litra benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshimet e para ngrihen mbi konflikte të mundshme pronësie. /CNA.al

Lajmet e fundit nga