LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fotot e Taulant Ballës në aksidentin e Elbasanit si skajshmëri propagandistike”

4 Maj 2018, 17:04, Aktualitet CNA
“Fotot e Taulant Ballës në aksidentin e Elbasanit si

Nga AGRON GJEKMARKAJ

Pak më pare u shfaqën disa foto në media ku numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, po ndihmonte një të dëmtuar nga një aksident rrugor. Një akt i lëvdueshëm sigurisht impenjimi për të ndihmuar personin e lënduar. E bëri Balla e meriton mirënjohje. Por çdo kush do ta bënte një gjë të tillë, çdo kush që e konsideron veten krijesë humane. Ajo që bën përshtypje në këtë rast është nevoja për ta kthyer ngjarjen në propagandë.

Kur këto foto shfaqen në rrjete sociale vetë akti përdhoset dhe merr formën e përdorimit për qëllime imazhi duke rënë në pozita dehumanizimi. Fotot e Ballës janë dëshmi që në vendin tonë çdo digë etike po shembet. Politikanët tanë janë shndërruar në bij të axhit propit. Ata e kanë kthyer çdo gjë në konsum mediatik, gjumin, notin, shëtitjen, buzëqeshjen, rastësinë , vrapin, ecjen, dasmat, varrimet, drekat, fëmijët, borën, shiun, cicërimat, aksidentet duke e humbur fillin e jetës reale me jetën e supozuar, duke e përdhunuar raportin ndërmjet personales dhe publikes.

Në kohën kur kontaktet njerëzorë po behën inekzistente mes politikes dhe qytetarëve shtohen bombardimet me foto imazhi. Kampion i pankorrueshëm mbetet Erjon Veliaj, koka e të cilit është shndërruar në sigël televizive. Me gjase Taulant Balla ka filluar ta admiroje Erjonin dalë ngadalë si pasardhës të Ramës për të mbetur nr 2. ?Rilindja? kjo ?shkollë e vyer? e politikes për fat të keq e ka futur këtë flamë e cila po behet gjithnjë e me tepër e vetmja mënyrë komunikimi, bukë e propagandë, ujë e petulla mediatike.

Ja edhe sot Kryeministri fajësoi gjithë botën për Saimir Tahirin sikur se ka njohur kurrë, sikur ja kemi caktuar ne ministër, sikur e mbollëm ne drogën. Rixha Kryeministrit, bëni ndonjë punë më shume e propagandë më pak jo 24 rresht, na lini 8 ore të flemë e të ëndërrojmë të pavarur. Faleminderit Taulant që me dhe mundësinë për këtë përsiatje e rrofsh që e ndihmove atë të shkretin! /Panorama.com

Aksident në Elbasan/ Deputeti i jep ndihmën e parë të plagosurit

Lajmet e fundit nga