Connect with Us

Denoncimi në CNA.al/ Tërhiqet ministrja Lindita Nikolla

Aktualitet

Denoncimi në CNA.al/ Tërhiqet ministrja Lindita Nikolla

Publikuar

-

Pas denoncimit të bërë nga një prind në adresë të CNA.al, lidhur me një urdhër të Ministrisë së Arsimit për mësuesit, që të mbledhin të dhënat personale të prindërve të nxënësve, dhe pas reagimit të palëve politike dhe jo vetëm, ka reaguar edhe ministrja Lindita Nikolla.

Duke u nisur nga debati që ngriti kjo problematikë, dhe kjo kërkesë e padrejtë dhe në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ministrja Lindita Nikolla është tërhequr.

Ajo shprehet se nisma ishte për të krijuar një komunikim në kohë reale me prindërit, por ajo që bie ndesh është fakti se për një komunikim në kohë reale mund të marrësh telefonin dhe e-mailin, por jo kartën e identitetit.

Nga ana tjetër lind një pyetje, po sikur prindërit të mos duan të komunikojnë me Ministrinë e Arsimit si i bëhet?

LEXO EDHE:  Rama përdori lëndë helmuese ndaj qytetarëve/ U furnizua nga Serbia  

Më tej Nikolla shprehet në reagimin e saj: “Për të shmangur spekulimin politik me këtë detaj që është vetëm teknik, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nikolla ka nxjerr urdhër për heqjen e kësaj kërkese.
Do të vijojmë më ngritjen e rrjetit të bashkëqeverisjes me prindërit dhe mësuesit edhe në mungesë të elementit NID.”

Pra sërish hije dyshimi, pasi vetë Nikolla e pranon se sistemi mund të ngrihet edhe pa kartat e identitetit. Kërkesa e saj antiligjore, do të siguronte në mënyrë direkte të dhënat personale të rreth 70% të popullsisë, përfshirë prindër e fëmijë. Reagimi në kohë i medies dhe opozitës këtë herë bëri që Lindita Nikolla të kthehej me “bisht ndër shalë”./CNA.al

Ministria e Arsimit si call-center

Kërkesa për të dhënat personale të prindërve/ Reagon ministria e Arsimit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Denoncimi në “Fiks Fare”/ Gjykata jep vendimin për babain “monstër”

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Maturantët detyrohen të marrin pjesë në miting

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Deputetja e Metës fyen Nikollën/Memoria juaj nuk mban shumë …! (Video)

LEXO EDHE:  Skandali 23 milionë/ Tomi Frashërit i “del situata nga kontrolli”, anullon tenderin

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Denoncimi i “Fiks Fare”/ Dëshmia e 12 vjeçares: Dhunë seksuale dhe bullizëm tek “Zyber Hallulli”

LEXO EDHE:  Denoncimi i "Fiks Fare"/ Dëshmia e 12 vjeçares: Dhunë seksuale dhe bullizëm tek “Zyber Hallulli”

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE