LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tahiri “zhvishet” nga mandati i deputetit/ Këlliçi:U legjitimuan akuzat e Opozitës

3 Maj 2018, 10:36, Politikë CNA
Tahiri “zhvishet” nga mandati i deputetit/ Këlliçi:U

Forumi Rinor i PD ?së, në reagimin e tij, nëpërmjet kryetarit Belind Këlliçi, pas dorëzimit të mandatit nga Saimir Tahiri, ka thënë, se u vërtetuan akuzat e opozitës

?Lënia e mandatit të deputetit nga Tahiri legjitimoi akuzat e opozitës, ai sot duhet falenderuar sepse po tregon fytyrën kriminale të qeverisë, por drejtësia të veprojë menjëherë?, ka thënë Këlliçi.

Deklarata e plotë:
Opozita prej 2013 e ka akuzuar Saimir Tahirin, se me bekimin e Ramës mbolli Shqipërinë me kanabis duke na bërë eksportuesin më të madh të kësaj droge në Europë.

Të rinjtë u bënë në masë përdorues droge duke shkaktuar plagë sociale që do mbeten gjatë hapur, ndërsa bandat kriminale të 1997 u riaktivizuan për tu bërë pjesë e tepsisë. Qeveria Rama i quante akuzat politike, por dielli nuk mbulohej me shoshë, plani u doli jashtë parashikimit, kriminelët u fuqizuan e morën peng edhe ministrin Tahiri dhe vetë qeverinë.

Koha tregoi se opozita kishte të drejtë por drejtësia e kalbur nuk reagoi në kohë, e për pasojë edhe sot, Saimit Tahiri që duhej të ishte në burg për trafik droge, del e na jep leksione morali.

Dorëheqja e Saimir Tahirit nga kuvendi është kusht i BE-së ashtu sikur edhe arrestimi që do të ndodhë së shpejti, por organet e drejtësisë duhet të merren edhe me padronin e tij Edi Rama.
Ky i fundit është ideatori i kanabizimit të vendit, Tahiri ishte thjesht ushtari i tij. Sakaq tashmë që nuk i nevojitet Rama e hodhi Tahirin në rrugë si limon të shtrydhur.

Sot qeveria nuk ka kohë të merret me kanabis prandaj sakrifikoi Tahirin dhe një ustai te vjetër si Fatmir Xhafaj, i besoi postin e Ministrit të Brendshëm që të merret me kokainë.

Bandat e kokainës që operojnë nga Amerika Latine në Europë e Australi po pushtojnë mediat, ndërsa Ministri i ri i Brendshëm del dhe flet për sigurinë duke thënë kemi identifikuar banda këtu e atje, por bandat po pastrojnë paratë e tyre në koncensionet e qeverisë dhe bashkisë së Lali Erit.

Saimir Tahiri duhet dënuar për krimet e tij, por ama duhet falenderuar se sot tregoi fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, e cila është peng i krimit./CNA.al

Lajmet e fundit nga