LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Saimir Tahiri tregon përse dha dorëheqje nga mandati i deputetit

3 Maj 2018, 19:14, Aktualitet CNA
Saimir Tahiri tregon përse dha dorëheqje nga mandati i deputetit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, doli sot në një konferencë të papritur, ku bëri të ditur publikisht, vendimin e tij për të dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit.

I ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ai u shpreh se dorëheqja e tij nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë marrëveshje me Edi Ramën, siç është pretenduar nga shumë personazhe publike në opozitë dhe jo vetëm.

Ai tha se dorëheqja ka ardhur për shkak se është shumë i bindur për të vërtetat e tij, dhe se çmimi i lirisë dhe të vërtetës së tij është më i shtrenjti përballë gjithçka thuhet. /CNA.al

Lajmet e fundit nga