LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Thaçi mesazh ngushëllimi për trupin e policit të gjetur

3 Maj 2018, 16:24, Aktualitet CNA
Presidenti Thaçi mesazh ngushëllimi për trupin e policit

Pas gjetjes së trupit  të pajetë të njërit prej policëve të zhdukur në ujrat e lumit Lepenc ka reaguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në facebook, Presidenti ka falënderuar FSK-në, Policinë dhe qytetarët që u angazhuan në gjetjen e trupitm ndërsa ka ngushëlluar familjarët e viktimës Malsor Dashi, të cilit i përket trupi i pajetë.

?Pas një pune të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve, sot ekipet e përfshira në kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin ?Lepenc?, kanë gjetur trupin e pajetë të njërit prej tyre. Njësitet e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre?, ka shkruar Thaçi.

Lajmet e fundit nga