LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mos padashje kjo foto e Rihanna-s nxori trendin e ri të verës?

3 Maj 2018, 20:40, Lifestyle CNA
Mos padashje kjo foto e Rihanna-s nxori trendin e ri të verës?

Rihanna çdo ditë që kalon është duke vendosur trende të reja.

Pak orë më parë, në llogarinë e saj të Instagram-it ajo postoi disa foto në të cilat dukej më komode se kurrë dhe njerëzit e adhuruan sërish. Sepse standartet e bukurisë janë ato që Riri vendos vetë.

Siç duket dhe nga foto, ylli i pop-it po shijonte diellin dhe as që e vrau mendjen që nuk ishte e depiluar në mënyrën më perfekte të mundshme. Në fakt, skenari është shumë familjar për të gjithë. Vera sapo ka nisur dhe rrezet e para të diellit duam t?i marrim ashtu siç jemi. Njësoj si Rihanna ose…edhe pak më shumë.

?Këmbët e Rihanna-s janë gjendja ime aktuale. Rihanna ka qime në këmbë kështu që askush të mos guxojë të më thotë gjë, sepse unë edhe unë do t?i rris këtë verë.?- shkruhet në disa prej komenteve.

Aq shumë u përfshinë në foton e saj, sa shumica prej tyre e ndanë mendjen që tani për t?i thënë jo depilimit të këmbëve.

Dashur pa dashur, Rihanna sapo nxori trendin më të ri të verës dhe njerëzit e kanë shumë seriozisht.

Lajmet e fundit nga