Tahiri përplaset me Bushatin në emision: I hapur për ballafaqim me këdo, keni mall për kohën e Saliut
Duke iu referuar raporteve të palës italiane, Bushati akuzoi...
Nga Ben Andoni
Nëse do ndërtohej një përfytyrim sociologjik mbi atë që po ndodh te LSI-ja, atëherë lehtësisht do nxirrej konkluzioni se kjo forcë politike është në bjerrje të pakthim. Ajo, vite më parë, arriti apogjeun e saj me veprimtarinë e zgjuar të Ilir Metës dhe përpjekjen e madhe në terren të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit, por edhe militantizmin e Petrit Vasilit dhe Luan Ramës, por tashmë kjo parti është në një rënie të frikshme. Nuk është se treguesi i vetëm janë zbrazja e organizatave dhe largimi i disa anëtarëve të këshillave bashkiake. Problemi është se pragmatizmi i skajshëm i organizatorëve të saj, që lidhej më së shumti me interesin material, në vend të frymës ideologjike duket se nuk ka përcjellë asnjë vlerë në bazë.
LSI-ja u dënua moralisht nga braktisja që i bëri PD-së, pikërisht në momentin më të vështirë të saj pas flirtit Meta-Rama, ashtu si braktisi para saj partinë simotër PS-në, për interesin e saj të çastit duke flirtuar me ideologjinë ose më thjesht duke e rrënuar atë në kurriz të interesit.
Goditjen e madhe publike e mori pak ditë më parë me reagimin agresiv të militantëve të PD-së në Kuvend, që e llogarisin këtë parti si mish të huaj dhe si shumë problematike, kur të jetë puna për ndarjen e pushteteve. Për hir të së vërtetës, ataku më i fortë ndaj kësaj partie erdhi shumë kohë më parë kur Ilir Meta, kryetari i saj, vendosi të kapte dhe cakun e fundit të karrierës politike, postin e presidentit të vendit.
Rënia e kësaj partie në fakt është pasqyrim i rënies politike të vazhdueshme të ish-kryetarit të saj, që megjithëse po mban një presidencë të qetë nuk arrin të bëhet dhe të ndihet realisht si përfaqësues unik i shqiptarëve. Mbase nëse do të sakrifikonte dhe disa vite dhe t?i jepte një drejtim real partisë, atëherë do të shihnim sesa ky formacion do mbijetonte në kushtet e reja, por edhe si do të kontribuonte realisht. Shenjat s?ishin aspak të mirë. Nga qeverisja e kaluar me PS-në dhe para saj me PD-në, ministrat e saj ishin më të privilegjuarit, pasi nuk kritikoheshin edhe pse ishin më pak punëtorët. E bash njerëzit që bëjnë më zhurmë?
Ky është momenti, kur LSI-ja në rolin e patericës tashmë nuk i duhet më askujt. PS dhe PD përkundrejt opozitarizmit kinse të skajshëm kanë kanalet e bashkëpunimit dhe nuk është çudi në një të ardhme edhe të bashkëqeverisin, por LSI-ja është në një pozicion, që s?do t?ia kishte zili askush. Së pari, prej mungesës së kredos së vërtetë ideologjike të saj, alternativave reale brenda ngjyresës së saj politike dhe së fundmi por që mund të ishte më e parë, militantizmit të vërtetë të anëtarëve të saj. LSI-ja ka qenë makinë prodhimi të vendeve të punës për militantët dhe jo pasqyrë vlerash. Anipse këto të fundit mateshin me atë që fitonte më shumë.
Derisa erdhi fundi, kur zhgënjimin më të madh e pësoi me PS-në, që e ndihu për në pushtet dhe që kjo e fundit ia ktheu me reprezaljet shpesh edhe pa logjikë kundër anëtarëve dhe simpatizantëve të saj. Do jetë e vështirë për partinë familjare të mbajë të njëjtin ritëm në të ardhmen, nëse nuk kupton se shkundjen duhet ta fillojë nga vetja. LSI-së nuk i duhen më numrat e fryrë dhe hosanatë ndaj Kryemadhit sesa realisht njerëz që janë gati të sakrifikojnë për të dhe të besojnë në ndryshim. Të dy partitë kryesore e kanë këtë fashë njerëzish, ndaj sido që ajo rrudhet ose ka prurje, kanë rezultate që i masin realisht. Ndërsa LSI-ja e shndërruar në patericë pa vlerë, tashmë ka mbetur pas portës së politikës shqiptare, si një relike që askush nuk do ta kujtojë, sepse sjell vetëm kujtime të këqija. Të paktën, ky është një lloj përfytyrimi sociologjik për të. (Javanews)
Duke iu referuar raporteve të palës italiane, Bushati akuzoi...
Nga Agron Gjekmarkaj Saimir Tahiri la mandatin e deputetit m...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është i ftuar në stu...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka lëshuar një tjetër dek...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka shpërthyer në sul...
Dorëzimi i madatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Bilisht, k...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka sulmuar sërish p...
I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevizut, teksa ka f...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Bilisht, k...
Qenia prezente e çështjes Tahiri në bisedën midis kryeminist...
Pas publikimit nga media italiane, të audio-përgjimeve të nj...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është i ftuar në st...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opi...
Deputetja e Partisë Demokratike, ka reaguar pas denoncimit t...
Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, doli n...
CNA.al, denoncoi pak më parë, se Ministria e Arsimit kishte ...
Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ana e ish-ministr...
Kryeministri Edi Rama gaboi gjatë vizitës në Gjermani me dy ...
Sllovakia mbështet organizimin e Samitit të Sofjes dhe për t...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...