LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi zbulon mesazhet sekrete të Ramës për Tahirin

3 Maj 2018, 10:38, Aktualitet CNA
Kryemadhi zbulon mesazhet sekrete të Ramës për Tahirin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat jashtë sallës së parlamentit ka komentuar deklaratën e sotme të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si dhe dorëzimin e mandatit nga ky i fundit.

Kryemadhi tha se ky është vetëm një skenar i radhës i Ramës, për të shpëtuar veten e tij.

?Tahiri është vetëm një ushtar i vogël i Ramës. Rama nuk mund të shpëtojë. Kodet mafioze që ata i dërgojnë njëri-tjetrit, vetëm nga mafiozët mund të deshifrohen.?- u shpreh Kryemadhi.

Gjithashtu ajo theksoi se kur Edi Rama është nën presion dërgon mesazhe të tipit ?jo more burrë, po mor burrë?.

?Dorëzimi i mandatit nga Tahiri është vetëm një kompromis i Ramës për të shpëtuar Edi Ramën. Ju i dini mesazhet e Ramës kur ndodhet nën presion. Jo more burrë, të lutem more burrë ik vetëm dy orë se harrohet, jo more burrë, po more burrë.?- u shpreh Kryemadhi.

Ndërsa në lidhje me akuzat që ish-ministri adresoi në drejtim të opozitës, Kryemadhi tha se ?është një nder për opozitën të sulmohet nga një njeri që e dinë të gjithë që është zbatues i planit famëkeq të Edi Ramës për kanabizimin e vendit?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga