LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPK-ja, vë kronometër për anëtarët e gjykatës kushtetuese/ Gjyqtarëve u maten minutat dhe sekondat

3 Maj 2018, 18:59, Aktualitet CNA
KPK-ja, vë kronometër për anëtarët e gjykatës

Askush s’do ta kishte besuar, se ata që votuan pro Vettingut në drejtësi do të ishin të parët që do të ndëshkoheshin prej tij.

KPK-ja, e cila ka marr në sitë të shkuarën profesionale dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarit, ka arritur të rrëzojë nga karriget e gjyqtarit deri tani tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese..

I katërti në radhë për tu hetuar është gjyqtari Fatmir Hoxha.

Por deri tani çdo gjë ishte e qartë. Vettingu nisi me gjykatën më të lartë në vend, atë Kushtetuese, e cila duket se i ka humbur prej kohësh funksionet e saj.

Gjyqtarët e saj të dorëhequr apo të larguar nga KPK-ja, pasi nuk justifikojnë pasuritë, ja prishën imazhin asaj gjykate e cila për ?dreq?, e cilësoi si kushtetues ligjin e ri për Vettingun. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, nga dje KPK-ja, ka ndërruar strategji për mënyrën se si informon subjektin mbi datën, orën dhe kohën që ka në dispozicion. Në web-in e ri, KPK-ja njofton seancën dëgjimore me anëtarin e katërt të gjykatës kushtetuese, madje duke vënë në kronometër edhe sekondat që e ndajnë subjektin e kontrollit nga paraqitja para komisionit.

E drejtë apo jo?!…….kjo është koha kur drejtësia në këtë vend do të marr vlerë edhe me sekonda!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është organ kushtetues, i përbërë nga 12 komisionerë, të miratuar në bllok me vendimin nr.82/2017 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Veprimtaria e institucionit bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 84/2016 ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, Rregulloren e veprimtarisë së KPK-së, si dhe në legjislacionin vendas dhe ndërkombëtar? /CNA.al

Lajmet e fundit nga