LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hap i vonuar, por i duhur

3 Maj 2018, 16:49, Aktualitet CNA
Hap i vonuar, por i duhur

Nga Skënder Minxhozi

Saimir Tahiri ka bërë gjënë e duhur. Vonë, por më mirë vonë se kurrë. Pas largimit nga grupi parlamentar i partisë së tij, ai ka lënë edhe mandatin e deputetit, duke hequr çdo dyshim e akuzë rreth imunitetit politik përballë hetimeve. Kemi tashmë para syve jo vetëm një ish-ministër, por edhe një ish-deputet. Një qytetar që nuk ka më asnjë parzmore politike. Madje një person që në daljen e fundit publike përdori frazën ?janë bërë të gjithë bashkë?. Një aludim i qartë jo vetëm për kundërshtarët e vet djathtas, por edhe për ish-miqtë majtas, përfshirë Edi Ramën.

Duke u përkujdesur t?i sulmojë të gjithë, përfshirë ambasadorët e huaj dhe shërbimet sekrete, Saimir Tahiri është vetëshpallur njeri i baraslarguar nga politika dhe institucionet. Një status që e ekspozon atë totalisht ndaj vijimësisë së hetimeve dhe procedimit eventual. Konferenca e gjatë për shtyp që ai mbajti në Kuvend, e fundit në cilësinë e deputetit, ishte një akt lamtumire ndaj politikës. Por edhe një sulm frontal ndaj opozitës, Ramës, pasardhësit të tij dhe ambasadorëve të SHBA e BE. Pra, kundër të gjithëve.

Tahiri ka qenë koshient se tashmë nuk i përkiste më ambjentit politik. I larguar nga partia e tij dhe i sulmuar ashpër nga opozita, ai me siguri e ka vuajtur gjatë statusin e shkaktarit të të gjitha të këqiave, që i kanë faturuar në muajt e fundit. Doni negociatat me BE? Fusni në burg Saimir Tahirin. Doni të pastroheni si maxhorancë? Largoni nga rradhët tuaja ish-ministrin. Doni të jeni drejtësi e paanshme? Procedoni ish-deputetin dhe kreun e PS së Tiranës. Duket sikur ish-ministri i brendshëm mban në xhep çelësat e gjithçkaje të mbrapshtë që po i ndodh këtij vendi, e kjo zhurmnajë ka brenda padyshim një dozë vërtetësie, por edhe manipulimi e politizimi hileqar.

Saimir Tahiri është tashmë një figurë e dëmtuar rëndë politikisht. Ai vetë e ka kuptuar pozitën e eremitit që kishte në skenën politike, prej shpërthimit të skandalit të Habilajve, por edhe më herët akoma, pasi Shqipëria u mbulua nga epidemia e hashashit. Beteja politike e Tahirit mund që quhet e humbur nëse sheh këtë bilanc, por mbetet të shihet sesi do të jetë beteja e tij përballë drejtësisë.

Tashmë Saimir Tahiri i ka zgjidhur parimisht këto dilema, duke e vënë veten në dorë të hetimit, i zhveshur nga luspat e politikanit. Ai ka hedhur hapin final në drejtim të përballjes me të vërtetën, me të gjithë faturën që do t?i duhet të paguajë. Tani të gjithë mund të jenë më të qetë, pasi ish-ministri prej sot nuk është më nën çatinë e ngrohtë të politikës, por në mes të sheshit. Vetëm dhe pa shokë.

Lajmet e fundit nga