LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flet për engjëj dhe djaj/ Kujt i drejtohet Saimir Tahiri?

3 Maj 2018, 08:59, Aktualitet CNA
Flet për engjëj dhe djaj/ Kujt i drejtohet Saimir Tahiri?

Në një dalje për mediat, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për akuzat ndaj tij, sot e 6 muaj nga politika për lidhje me drogën.

Ai e ka quajtur djall të gjithë racën që ka qeverisur e shkatërruar për 25 vjet këtë vend. Por nuk e ka cilësuar veten engjëll, ndërsa ka përmendur edhe fjalën ?dru i shtrembët? të përdorur nga kryeministri Edi Rama.

?Prita për 2 javë rresht të flisja në parlament por diku mes miellit dhe çizmeve mu bë e pamundur kështu që nuk kisha rrugë tjetër përveç kësaj që zgjodha për të ndarë me ju një qëndrim timin. S?ka ngelur i madh i vogël që nuk e di që para 6 muajsh për mua filloi një tjetër histori me të cilën po përballem dhe do përballem deri në fund. Kam 6 muaj që hesht dhe dëgjoj lloj-lloj race që s?ka lënë gjë pa thënë sa të kisha qeverisur për 30 vjet nuk do kisha imagjinuar kurrë kaq akuza. Njëri kriminel, tjetri trafikant, dikush shtyllë e krimit, njëherë dru i shtrembër. Këtë e kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli, e kam fjalën për gjyqin moral që më bën rraca që ka qeverisur e shkatërruar për 25 vjet, për këtë gjyq e kam fjalën jo për gjyqin e drejtësisë. Kur gjyqin ta bën djalli, jo se jam unë engjëll sepse kam punuar dhe kam dhe unë gabimet e mia?, deklaroi Tahiri.

Gjithashtu ai tha “Sot në Kuvend rrinë ministra, kryeministria, askush nuk ka lëvizur gishtin, sot rrinë si engjëj, shesin dëngla e më bëjnë moral, unë u përpoqa por mbajtja dhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral?, / CNA.al

Lajmet e fundit nga