LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëzimi i mandatit/ Tahiri kap PD në befasi

3 Maj 2018, 10:47, Politikë CNA
Dorëzimi i mandatit/ Tahiri kap PD në befasi

Dorëzimi i mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, ka tronditur Kuvendin.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, ka thënë se dorëzimi i mandatit të Tahirit është komedia e Ramës me shqiptarët dhe partnerët.

Sipas tij Pakti Rama-Tahiri vazhdon, sepse duke mbrojtur Tahirin, Edi Rama mbron veten.

Fjala e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho

 Dje pamë kryeministrin që filloi një tur të dhënies llogari tek qytetarët, por veçse dhënie llogarie nuk kishte në atë që ai ndërmori.

Po të shikoje fjalorin e kryeministrit të dukej sikur ishte në vitin 2013 ku sapo kishte marrë pushtetin dhe vazhdonte me retorikën e tij të premtonte, shëndetësi falas, ulje taksash për 95% të shqiptarëve, rrugë, ujësjellësa, kanalizime, rritje pagash, rritje pensionesh, punë për të gjithë.

Sot pas 5 vitesh në qeveri, kryeministri ynë vazhdon dhe merret me zgjidhjen e punësimit të një apo dy militantëve të PS-së, ndonjëherë edhe të PD-së dhe harron t?i thotë qytetarëve të vetë ç?është bërë me taksat, përse janë rritur kaq shumë? Përse kanë arritur në pesë vite të rëndojë buxhetin e familjeve e qytetarëve shqiptarë me 500 milionë euro.

Përse qytetarët shqiptarë nuk kanë punë pas 5 vitesh që premtoi zhvillim ekonomik dhe që do ta bënte Shqipërinë vendin kampion në rajonit dhe sot qytetarët shqiptarë largohen përditë e më shumë në emigracion.

Të na shpjegojë, përse i kanë ikur në 5 vite 200 mijë shqiptarë në emigracion?

Përse Shqipëria është bërë vendi i dytë pas Sirisë në luftë, në lildhje me emigrantët që i çon Europës.

Nuk i shpjegon qytetarëve shqiptarë Partneritetin Publik Privat të famshmin, me të cilin po i merr të gjitha paratë e buxhetit të shtetit dhe po ja jep oligarkëve dhe kastës që ka rrotull vetes.

Po ngarkon qytetarët e vendit të tij të paguajnë për ato fonde që ia jep këtij takëmi, siç veproi për Rrugën e Kombit kur vendosi taksën 5 euro dhe u kërkoi njerëzve që ta paguajnë se me të do të ushqehen oligarkët e pangopur të tij.

Nuk na tha asnjë fjalë për borxhin që shkoi 72% që bashkë me konçesionet shkon në 80% se kush do të paguajë e sa do të paguajnë brezat që do të vijnë për të përballuar këtë barrë të madhe të cilët po ia jep kontrabandistëve, kriminelëve, oligarkëve të këtij vendi dhe i ka në mburojë të pushtetit të tij.

Nuk na tha një fjalë kryeministri për raportin e DASH, që e nxjerr simbolin e krimit dhe të korrupsionit  në qeverisjen e tij, e futur në çdo qelizë në çdo palcë të shtetit dhe krimi e korrupsioni janë bërë një me shtetin dhe nuk dallon ku fillon krimi, ku mbaron ai, ku fillon qeverisja, pasi Edi Rama dhe të gjithë kriminelë, trafikantë droge, oligarkë, i gjen të renditur e të rreshtuar këtu, pavarësosht fytyrave se kush është Ministër.

U kapën 2.5 ton drogë dje në kohën kur po propagandohet me të madhe që lufta ndaj drogës ka arritur suksese të jashtëzakonshme, që iku periudha kur Shqipëria ishte vendi që eksportonte drogë.

?E kemi zgjidhur, kemi marrë të gjitha masat, kemi ngritur gjithë shtetin në këmbë?, dhe 2.5 ton u kapën dje në Itali.

Ky është rezultati?

Po a mund të na thotë  ndonjë nga ju? Ç?u bë me ato 613 kg kokainë? U harrua kokaina. As një muaj nuk ka kaluar dhe ka rënë çështja nën rrogoz.

Kush u kap? I kujt ishte?

E atyre dy magazinierëve? Ata e sollën nga Kolumbia?

Ky është efektiviteti i luftës, po nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur kryetrafikanti dhe simboli i qeverisjes suaj lëviz dhe bredh i lirë. Hyn dhe del nga Kuvendi.

Nuk ka si ndodh kur del e jep konferencë shtypi, nuk ka si të ndodhë, kur ai vjen dhe kërcënon kryeministrin dhe i thotë: ?Nuk ka burrë nëse dhe bir k… të më detyrojë mua luftën ndaj të vërtetës.

Dhe kush është e vërteta, e vërteta është se janë të dy të lidhur.

Por nuk e akuzon opozita, opozita e ka akuzuar me vite të tëra, por sot ai është në këtë pozicion si kryetrafikant dhe simbol i Edi Ramës për shkak të Prokurorisë së Italisë, në Katagna.

Është i kapur me presh në duar, i regjistruar. Nuk ka mundësi të kanabizohet e gjithë Shqipëria vetëm me Sajmir Tahirin. Është Sajmir Tahiri dhe Edi Rama.

Nuk ka mundësi të mbytet Evropa me drogë pa u lidhur krimi i organizuar dhe trafikantët e drogës me qeverinë.

Është bërë një shteti dhe trafikantët dhe prandaj Shqipëria sot është kthyer në delen e zezë dhe nuk na hapin negociatat për anëtarësim.

Del sot në komedinë dhe farsën e rradhës, Sajmir Tahiri në emër të Edi Ramës dhe thotë do të lë mandatin.

Po mirë, para një jave nuk erdhi këtu ai për të mbrojtur mandatin?

A nuk erdhi këtu në Kuvend? Çfarë ka ndryshuar? Apo shkoi zotëria në Berlin dhe ia vunë të dy këmbët në një këpucë?

Dhe i thanë, ose do të hyjë në burg Sajmir Tahiri, ose nuk ka hapje negociatash!

Dhe fillon tani nga komedirat dhe lojërat e rradhës për të mbrojtur Sajmir Tahirin dhe për të mbrojtur Edi Ramën dhe bëjnë sikur po heqin mandatin.

I bëri presion para dy javësh, pavarësisht lojërave që bëjnë sot. Sot i bëri prapë presion. Unë po bëj sikur po e jap dorëheqjen dhe po e lë mandatin po ki kujdes se dikush më tha mua që pse nuk deklaron që kontrabandisti më i madh i drogës ëhtë Edi Rama?

I bëri presion edhe me Ministrin e Brendshëm që i tha je kontrabandisti më i madh deri sot.

Dhe sigurisht kur janë të përzierë kaq shumë, që nga Kryeministri, ish- Ministri i Brendshëm, Ministri i Brendshëm, ministrat e tjerë, nuk ka si të ndodhë që ju ta jepni Sajmir Tahirin tek drejtësia.

Nuk ka si ta jepni tek drejtësia, sepse në rradhë të parë jeni të interesuar të mbroni Edi Ramën.

Po të ishte thjeshtë Sajmir Tahiri, e kishit bërë kurban me kohë.

Por ai pati zgjuarsinë sa t?i mbledhë ca dosje dhe sot t?ia tundë Edi Ramës dhe qeverisë së tij që po më latë mua, do të nxjerr këto dhe nuk keni ku të futeni dhe do t?ju shkojë pushteti në gropë.

Prandaj jeni bërë të gjithë rresht këtu dhe mbroni Tahirin sepse mbroni Edi Ramën, sepse mbroni pushtetin dhe veten tuaj.

Po sigurisht që ju sot mund ta jepni e ta falni mandatin sepse jeni të pastër si qelibar dhe nuk keni frikë të shkonin tek drejtësia, por pasi prishët provat.

4-5 muaj prishët të gjitha provat e hetimit, sigurisht, pasi e liruat Orest Sotën, i humbi të gjitha gjurmët, pasi ikën ata tre oficerët e policisë në emigracion dhe pasi e çuat Nazer Seitin në Itali që të mos ketë mundësi të deponojë.

Dhe tani bëni një farsë tjetër që na jepni imunitetin e Sajmir Tahirit me deklarata.

Sado farsa të organizoni, komuniteti ndërkombëtar ju ka njohur me dhëmbë e dhëmballë dhe pa hyrë në burg Sajmir Tahiri nuk ka për të pasur hapje të negociatave.

Ora juaj ka ardhur dhe do të jepni llogari!

 

Lajmet e fundit nga