LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje dhe fakte/ Si u bë Fahri Balliu zyrtarisht spiun

3 Maj 2018, 08:03, Aktualitet CNA

CNA.al (CityNewsAlbania) prej disa ditësh ka filluar të zbardhë fakte dhe të dhëna sesi Fahri Balliu, botuesi i një medie periferike, babai shpirtëror i Lulzim Bashës dhe ati me shumë gjasa i dyshimtë i Klevis Balliut u bë një spiun i vërtetë.

Shpesh Fahri Balliu akuzohet për bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Se e ka pasur dosjen e tij plot më bëma dhe gjëma, si një mik i ngushtë i Ramiz Alisë dhe shumë i afërt me Hekuran Isain.

Fahri Balliu është akuzuar sistematikisht se ka pasur edhe pseudonimin ?këndezi? apo dhe pseudonime të tjera.

Por, këto nuk kanë shumë rëndësi. Janë dy detaje shumë sinjifikative, pra shumë domethënëse, të cilat lidhen me vitet ?87-?90, kur Fahri Balliu në momentet e shembjes së ?murit të Berlinit?, në kohën kur Shqipëria po dilte nga diktatura komuniste, bënte gjithçka, çdo përcapje që të bëhej komunist, pra që të hynte në Partinë e Punës.

Dy tentativa ka bërë Fahri Balliu për tu bërë komunist, një në Elbasan dhe një në Tiranë.

Në të dy rastet nga dega e punëve të brendshme nuk i ka ardhur një ?OK?, sepse atëherë ka pasur një rregull të qartë. Që të bëhesh komunist nuk duhej të kishe qënë bashkëpunëtor i strukturave të Sigurimit të Shtetit.

Gjithësesi më pas ëndrra e Fahri Balliut u bë realitet. Ai u bë zyrtarisht spiun. Po, kjo është e vërtetë. Fahri Balliu ka qënë pjesë e strukturave të SHIK-ut, pra i ish-Shërbimit Informativ Kombëtar, drejtuar nga vitet ?92 deri në vitin 1997 nga Bashkim Gazidede.

Në atë kohë Fahriu u emërua si një nga sekretarët e ambasadës tonë në Maqedoni. Pikërisht në atë kohë fillojnë dhe gjëmat e tij.

Dhjetëra ankesa shkojnë te presidenti Berisha në atë kohë, për një person i cili punonte në ambasadë, por merrte para dhe shiste bursat që qeveria shqiptare jepte për shtetasit shqiptarë që jetonin në Maqedoni, pra bursat falas për shqiptarët e Maqedonisë.

Ankimet ishin të njëpasnjëshme. Një mijë marka apo një mijë e pesëqind marka ishin shumat që Fahriu akuzohej se merrte për një student nga shqiptarët e Maqedonisë, i cili dëshironte të studionte në Tiranë. Dhe këto bursa që vendoste shteti, në fakt mbushnin xhepin e Fahriut.

Më pas ngjarja mësohet nga Bashkim Gazidede, të cilit i jepet raporti nga presidenti, por dhe vetë strukturat e SHISH.

Fahriu thirret në një takim në drejtorinë qendrore të SHISH dhe në prani të disa personave.

Ai ka mohuar gjithçka, por Bashkim Gazidede thuajse e ka nxjerrë me ?shkelma? nga zyra dhe e ka pushuar nga puna.

I ropatur dhe rrugëve, pa asnjë punë dhe pa asnjë shpresë, ish-bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit më pas spiun i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, orvatet të shpëtojë dhe gjen një zgjidhje. Zgjidhja është krushku i Sali Berishës Luan Malltezi të cilit i qepet si m? pas këpucës. Qëndron gjithë kohës pas Luanit për të shpëtuar nga goditja që i dha Sali Berisha.

Kjo është një ngjarje që ndoshta shqiptarët nuk e dinë. Përtej faktit se Fahriu tentoi të bëhej komunist, por nuk e qasnin as në partinë e punës, megjithëse qe një shërbëtor i devotshëm i saj. Sot po sjellim një tjetër fakt, si ju plotësua ëndrra Fahri Balliut që të bëhej spiun.

Nesër CNA.al do të sjellë të tjera detaje pikërisht për Fahri Balliun sesi ky njeri mundi që të ngjitej lart në karrierën e tij politike?

Sesi mori financime nga Partia Demokratike?

Cila ishte sjellja e tij? Si vepronte në çdo rast? Si mashtronte dhe manipulonte njerëzit dhe kush është në të vërtetë Fahriu Balliu, pas fytyrës së të cilit fshihet??

Mjafton fytyra e tij për të kuptuar se kush është Fahriu!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga