LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të korruptuarit e drejtësisë në burg/ Vettingu u “kërcet dhëmbët” politikanëve

2 Maj 2018, 10:22, Aktualitet CNA
Të korruptuarit e drejtësisë në burg/ Vettingu u

Kryeministri Edi Rama vijon të  krenohet me reformën në drejtësi.

Ai sërish ka sulmuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, ndërsa ka risjellë në vëmendje çadrën e ngritur në bulevard.

?Çadra që ishte vendosur në bulevard ishte për të penguar vettingun. Tani vettingu ka nisur. Rezultatet  po i  shihni çdo ditë. Ato  do të shkojnë duke u thelluar,  gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar do të largohen nga sistemi. Cilido dhe cilado që nuk është në gjendje të provojë burimet e pasurisë apo të vërtetojë aftësinë nuk do të jetë pjesë e këtij sistemi? ka thënë Rama.

Kryeministri ka shkuar edhe me tej, duke thënë se nuk është i mjaftueshëm largimi i të korruptuarve nga sistemi i drejtësisë, por ata duhet të marrin dënimin që meritojnë.

?Si mundet që njerëz që demostrojnë pasurinë marramendëse ta mbyllin historinë, vetëm duke u larguar nga sistemi? Por, jo ky është vetëm filllimi?, ka thënë Rama.

Sipas të njëjti vetting duhet të ketë edhe në radhët e politikës.

?Politika që prej 28 vitesh nuk ka bërë asgjë tjetër, duke akuzuar njëri- tjetrin, duke krijuar përshtypjen se janë të gjithë njësoj?, ka thënë Rama, ndërsa ka shtuar se një situatë e tillë duhet të marrë fund, që njëherë e përgjithmonë të ndahet shapi nga sheqeri./CNA.al

Lajmet e fundit nga