LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama kërcënon të larguarit nga vetingu

2 Maj 2018, 16:05, Aktualitet CNA
Rama kërcënon të larguarit nga vetingu

I gjendur prezent në amfiteatrin e ri në zonën e liqenit, në kuadër të fushatës së llogaridhënies, kryeministri Rama ka paralajmëruar të gjithë gjykatësit dhe prokurorët të cilët dhanë dorëheqje për t’i shpëtuar procesit të Vettingut, se do rikthehen te drejtësia.

Rama ka thënë se këtë here do të rikthehen për të dhënë llogari për gjithçka kanë bërë në sistemin e drejtësisë.

?Vettingu këtë qëllim ka, të pastrojë sistemin dhe në pallatin e ri të drejtësisë të hyjnë gjykatës dhe prokurorë të cilët të drejtës i thonë e drejtë he të padrejtës e padrejtë, ata gjykatës e prokurorë të çliruar nga kthetrat e politikës, të vendosur në pozicionet e trye falë meritës do ndajnë shapin nga sheqeri.

Ata që sot ikin, do jenë të detyruar të kthehen, jo si gjykatës e prokurorë, por si individë që duhet të japin llogari para drejtësisë shqiptare për ccfarë kanë brë. Njësoj si gjykatësit dhe politikanët, nga më i gjati e deri më i shkurtri do duhet që të mos mjaftohen duke thënë jam i ndershëm, ai është hajdut, por të provohen si të tillë në varësi kush paraqitet e kush nuk paraqitet në prokuroi e gjykatë?,- u shpreh Edi Rama. /CNA.al

Lajmet e fundit nga