LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS nis fushatën zgjedhore/ Rama ironizon Opozitën

2 Maj 2018, 10:08, Aktualitet CNA
PS nis fushatën zgjedhore/ Rama ironizon Opozitën

Qeveria ka nisur fushatën e llogaridhënies publike për çfarë kanë bërë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes dhe se çfarë duam të bëjnë më tej.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se janë  në fushatë, pavarësisht se s?ka votim

?Ky është një proces që e nisim sot nga Tirana. Jemi të vetëdijshëm se ka ende për të bërë.  Vetëm ata që nuk duan të shohin e dëgjojnë mohojnë se sa shumë është bërë. Sa i përket çështjeve të sigurisë po shtrihemi më shumë në komunitet përmes një qasje të re?, ka thënë Rama, ndërsa është ndalur tek sfidat e  reja në sektorin e punësimit.

?Duhet të intensfikohen marrëdhëniet mes zyrës së punës dhe kompanive. Shteti nuk është punëdhënës por punë krijues. Jemi në një fazë ku jashtëzakonisht ka akoma shumë për të bërë. Në raport me Shqipërinë që duam jemi ende larg? ka thënë Rama.

Më tej Rama ka ironizuar  opozitën, duke i cilësuar ata si njerëz që e shohin të bardhën të zezë dhe anasjelltas.

?Unë e kam larg sinjalin e  atyre televizoneve ku dalin njerëz që të bardhën e bëjnë të zezë dhe të zezën të bardhë?, ka thënë Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga