LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

2 Maj 2018, 06:24, Aktualitet CNA
Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Gjatë paradites së sotme moti pritet të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në gjithë territorin.

Ndërsa pasditja fuqizon vranësirat në vend, kryesisht në Veri dhe zonat Juglindore ku priten edhe shira afatshkurtër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim 2 ballë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga