Bota po armatoset, më 2017 u shpenzuan 1.73 trilion dollarë për armë
Shpenzimet ushtarake në mbarë globin mbërritën nivelin e tyr...
Behije Feimi tregoi në emisionin ?Stop? se është divorcuar nga bashkëshorti më datë 1 Dhjetor 2016 dhe se gjykatat ia kanë besuar asaj kujdestarinë e të dy fëmijëve. Por ish ? bashkëshorti ia ka marrë me forcë djalin e madh, duke mos zbatuar në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Gjykatës së Apelit Durrës.
?Historia ime nis që në vitin 2007. Jam martuar me Sejat Olldashin. Gjatë martesës kanë lindur dy fëmijët, Eno dhe Ersi Olldashi. Kemi patur mosmarrëveshje me ish ? bashkëshortin dhe kemi vendosur që të ndahemi. U largova dhe kam marrë vetëm djalin e vogël se djali i madh ishte në shkollë?, rrëfeu denoncuesja.
Më datë 15 Shtator 2017, pasi përmbarimi ekzekutoi vendimin për kthimin e djalit tek e ëma, Sejat Olldashi iu drejtua shtëpisë së saj dhe e tërhoqi zvarrë të birin, duke e marrë sërish me vete në fshatin Grazhdan, ku ai jeton.
?Më mungon shumë. Unë kërkoj të bashkohem me vëllain tim??, tha djali i tyre 4 ? vjeçar, Ersi.
Gazetarja e emisionit ?Stop? komunikoi me avokaten e denoncueses, Margarita Kolën, e cila tregoi se pavarësisht vendimit të gjykatave dhe ndërhyrjes së policisë dhe Përmbarimit, Eno Olldashi vazhdon të qëndrojë me të atin.
?Jemi në një proces penal paralelisht, ku personi Sejat Olldashi akuzohet për veprën penale ?pengim të veprimeve përmbarimore?, u shpreh avokatja.
Këtë e aprovoi edhe kryetarja e Zyrës Përmbarimore Shtetërore Elbasan, Merita Tirana, e cila tha se ish ? bashkëshorti i Behije Feimit i janë lënë disa takime, por nuk është paraqitur asnjëherë me fëmijën.
?Pra ky titull ekzekutiv nuk është ekzekutuar pasi bëhet pengesë babai i fëmijës?, shtoi kryetarja Tirana.
Gazetarja e emisionit ?Stop? iu drejtua fshatit Grazhdan për të komunikuar me Sejat Olldashin, ish ? bashkëshortin e Behije Feimit, në lidhje me mosdorëzimin e fëmijës 9-vjeçar te e ëma.
Gazetarja ? Unë jam gazetare e emisionit ?Stop?.
Babai ? S?më intereson!
Gazetarja ? Dhe kam 2 vendime gjykatash.
Babai ? S?më intereson! Shko zgjidhe ku të duash!
Gazetarja ? Që kujdestaria i takon nënës.
Babai ? Edhe?
Gazetarja ? Dhe Enon e mbani juve. Pse?
Babai ? Urdhëro, pyete Enon, foli!
Gazetarja ? Eno është 9 vjeç, është fëmijë. Deri në moshën 18 vjeç nuk mund të pyetet, s?e ka të drejtën e?
Babai ? Dhe sipas asaj, çfarë?
Gazetarja ? Po të pyesim ty, pra!
Babai ? Ja pra, nuk do të shkojë! Nuk e do nënën se s?është nënë, por është thjesht një femër që di të pjellë dhe kaq! Kjo është arsyeja e gjithë, se s?është nënë!
Gazetarja ? O zoti Sejat unë për ty kam ardhur, mos ik andej tani, kot! Kur unë t?u prezantova, ti ike, unë këtu kam 2 vendime gjykatash?
Babai ? Po ç?më duhet mua?!
Gazetarja ? Kam Gjykatën e Elbasanit?
Babai ? Ti je ajo që zbaton vendimet e Gjykatës?
Gazetarja ? Jo, është përmbaruesi.
Babai ? Po, shumë bukur!
Gazetarja ? Po ty të ka ardhur përmbaruesi me procesverbal dhe ti ke ikur, i ke fshehur djalin!
Babai ? Kush të tha që kam ik?
Gazetarja ? Po ja mo, këtu është.. është procesverbali, që është mbajtur nga përmbaruesi.
Babai ? Shko zgjidhe, ku të duash!
Gazetarja ? Po mirë, ti tani duhet ta kishe dorëzuar fëmijën që në Shtator, që kur të erdhi?,të ka ardhur 2 herë përmbaruesi.
Babai ? Nuk është gardh që ta dorëzoj unë. E di vetë ai çfarë bën!
Gazetarja ? Po është gjykata, po nuk e di ai se ai është 9 vjeç!
Gazetarja ? Eno?Eno unë fola me Ersion, me vëllain tënd të vogël dhe e kishte marrë malli! Eno, Eno të ka marrë malli për vëllain e vogël? Hë mo, ktheje kokën! Të ka marrë malli për vëllain e vogël?
Më datë 26 Prill, denoncuesja mundi të takonte djalin e saj 9 ? vjeçar në Zyrën Përmbarimore, por reagimi i tij nuk ishte i pritshëm.
?Djali nuk m?u afrua fare se është shumë i kërcënuar nga ish ? bashkëshorti. Nuk e takoj mamin tha, mos më flisni për asgjë?, tregoi e përlotur Behija.
Ndërsa vetë Eno duke komunikuar me gazetaren e emisionit ?Stop? u shpreh se nuk dëshiron të jetojë me të ëmën, pasi ajo e dhunon.
Gazetarja ? Pse nuk ikën te mami?
Eno ? Sepse ajo më rreh. Nuk dua që të shkoj!
Gazetarja ? Nuk të ka marrë malli për vëllain?
Eno ? Për vëllain më ka marrë.
Gazetarja ? Sa ke pa e parë?
Eno ? Që në Shtator.
Gazetarja ? Ti do rrish dhe te babi dhe te mami?
Eno ? Jo, do ta takoj unë në Gramsh. Do ta marr mamin në telefon dhe do t?i them.
Gazetarja ? Po çfarë ke me mamin?
Eno ? Nuk e dua sepse më rrihte.
Gazetarja ? Ke frikë nga babi, prandaj nuk shkon ta takosh mamin?
Eno ? Jo, s?kam frikë. Ai më ka thënë: ?Nëse do, shko?.
Gazetarja ? Ti je aq i vogël sa nuk e di se çfarë do.
Eno ? Por e di se kur dua ta takoj e takoj.
Gazetarja ? Nuk të vjen gjynah për mamin që e sheh duke qarë?
Eno ? Jo, fare!
Gazetarja ? Pse e ke kaq inat mamin?
Eno ? Sa herë duhet ta them? Më rrihte!
I ati, që ndodhej aty gjatë gjithë bisedës, u shpreh se përgjigjet e Enos janë arsyeja se përse nuk i respekton vendimet e gjykatave. Por Behija tha se ish ? bashkëshorti i saj po e zvarrit procesin, pasi pret që të Eno të mbushë 10 vjeç dhe të vendosë se me kë dëshiron të qëndrojë. Ndaj ajo i bëri thirrje shtetit që ta ndihmojë në mënyrë që të bashkohet me të birin, pasi është e drejta e saj ligjore dhe se i do të dy fëmijët./tvklan.al
Shpenzimet ushtarake në mbarë globin mbërritën nivelin e tyr...
Të dielën e 29 Prillit, Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëta...
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është ftuar mbrëmjen e s...
CNA.al, ka raportuar se në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demo...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me sulmet e tij kund...
Sot në orën 20:00 CNA.al sjell quizin e radhës.Në rubrikën Q...
Janë bërë katër ditë që kur dy zyrtarët policor, Malsor Dash...
Pas aksionit të ndërmarrë nga qeveria me qëllim llogaridhëni...
Kreu i PAA-së, Agron Duka i ftuar mbrëmjen e sotme në emisio...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është ftuar mbrëmje...
Një delegacion i Komisionit Evropian nesër do të arrijë në K...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimlla...
Të hënën e fundit të muajit Prill, “ARSALBANIA”, shoqata në ...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se perimetri i hetimeve n...
Në emisionin e pasdites “ IN Traffic” në IN Radio 105.7, gaz...
Bashkia e Tiranës është denoncuar nga aktivistët e mbrojtjes...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Savannah, të Gjeorgjisë...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Halkidiki të Greqis...
Përgjatë tre viteve të ikura, respektivisht 2015, 2016, 2017...
Roma shpreson që të ndodhë një tjetër mrekulli në “Olimpico”...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...