LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekipi i “peshkimit” i Arta Markut/ Zbardhen “lojërat” e Sokol Stojanit me llogaritë bankare

2 Maj 2018, 08:31, Aktualitet CNA
Ekipi i “peshkimit” i Arta Markut/ Zbardhen

Reformimin e sistemit të drejtësisë, duket se do ta bëjë vetëm Vettingu. Ajo që nuk është  bërë për vite me radhë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, sot po bëhet realitet

Reformimi  i gjykatave dhe prokurorive me dorë të hekurt, vetëm sa ka nisur.

Me 23 janar të 2018-s, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi shortin në organin qendror të akuzës për efekt të procesit të Vettingut.

Nga shorti u përzgjodhën 15 dosje për tre nga  prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme,  Arqile Koçaj, Artur Selmani dhe Sokol Stojani.

Ndërkohë që po hetohen dosjet e përzgjedhura, pas Artur Selmanit, CNA.al do të sjellë për opinionin publik, pasurinë që posedon prokurori Sokol Stojani sipas asaj që ai ka deklaruar pranë ILDKPKI-së.

Sokol Stojani ishte njëri prej njerëzve më të rëndësishëm në organin e prokurorisë.  Ndryshe është  konsideruar si bashkëpunëtori më i afërt i ish-kryeprokurores Ina Rama.

Në janar të vitit 2018, me emërimin e kryeprokurores së re Arta Marku, prokurori Stojani, u bë një nga bashkëpunëtorët e afërt të saj.

Pas shkrirjes së Drejtorisë së Hetimit dhe përfshirjen e saj në atë të Inspektimit, Sokol Stojani është emëruar në krye të saj. Ky prokuror, në kohën kur akuza drejtohej ndaj Ina Rama ka qenë në krye të Drejtorisë së Hetimit.

Stojani, gjatë karrierës së tij në organin qendror të akuzës ka hetuar çështje me peshë si 21 janari, tragjedia e Gërdecit apo skandali i pasaportave.

Me marrjen e detyrës Kryeprokurorja Arta Marku ka  bërë një sërë lëvizjesh në organin e akuzës, duke krijuar kështu edhe ekipin e saj për luftimin e ?peshqve të mëdhenj?.

Edhe prokurori Sokol Stojani është pjesë e ?ekipit të peshkimit?, të Markut, ndërkohë që  dosjet që janë proceduar nga ai, po skanohen, sipas procesit të Vettingut.

Prokurori i ?skuadrës së peshkimit? të Arta Markut, duke marrë parasysh që të ardhurat e tij burojnë nga pagat, përfshirë këtu bashkëshorten dhe nënën, rezulton i pasur. Gjithsesi si të gjithë kolegët e tij nuk ka se si të mos i mungojë një kredi. Kredia është moda që ndiqet në maksimum nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Stojani vetëm në shtëpi mban kursime, 6 800 euro dhe 2 000 dollarë, pa llogaritur këtu edhe llogaritë bankare, ndërkohë që disa llogari bankare i ka të pakësuara, apo në shifrën 2 euro.

Nuk iu beson Stojani bankave apo standarti i tij i jetesës nuk e lejon të jetojë nëse nuk ka të paktën 6 mijë euro në shtëpi?

Rikujtojmë se vetëm pak kohë më parë në shtëpinë e ish-gjyqtarit të akuzuar për korrupsion Shkëlqim Miri, u gjetën 300 milionë lekë.

Pasuria e deklaruar më 27 .03.2017

Llogaria  e kartës së kreditit (AMEX) në vlerën 677. 44 euro.

Llogari e kartës së kreditit (VISA), pakësuar  me 32 709 lekë.

Llogari, kartë/debiti në shumën 30 323.24 lek

Llogari rrjedhëse në lekë në vlerën 7,6 lekë.

Llogari rrjedhëse  në vlerën 134.7 euro.

Llogari rrjedhëse  e bashkëshortes me datë 01.01.2017, e cila është pakësuar  me 95,427 lekë, duke përfshirë edhe over draft  deri në shumën 120 000 lekë, ku balanca mbetet:

Llogari në në shumën 0.02 euro.

Llogari  në shumën  11.80 euro.

Llogari rrjedhëse ku balanca mbetet  96.49 lekë.

Mbyllur  llogaria e nënës me datë 25.05.2016 dhe shuma e tërhequr prej saj është  1 320 euro.

Kursime të mbetura në gjendje cash, deri më datë 01.01.2017 të mbajtura në banesë, në shumat 6 800 euro dhe 2 000 dollarë.

Paga neto për vitin 2016 si prokuror në shumën -1 587 432 lekë.

Paga e bashkëshortes si pedagoge në departamentin e  gjuhëve të huaja, në Universitetin Politeknik të Tiranës në shumën 857 469 lekë.

Pension i nënës nga Sigurimet Shoqërore në vlerën -213 835 lekë.

Kredi në shumën 5 000 000 lekë, norma e interesit  në 3 përqind. Afati i shlyerjes 25 vite, me këst 23.710 lekë në muaj. Detyrimi i paguar është në vlerën  284,400 lekë, ndërsa detyrimi i papaguar në shumën 2,473,166 lekë./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga