LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështon Komisioni Hetimor/ Institucionet e Sigurisë në krah të Tahirit

2 Maj 2018, 12:15, Aktualitet CNA
Dështon Komisioni Hetimor/ Institucionet e Sigurisë në krah

Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është shoqëruar me debate të forta.

Kryetari i këtij Komisioni, Edi Paloka ka akuzuar institucionet e Sigurisë se nuk japin informacionet e kërkuara. Gjithashtu, Paloka theksoi se mosdhënie e informacionit është urdhër nga kryeministri Rama, i cili sipas tij vijon të mbrojë ish-ministrin Tahiri.

? Të gjitha institucionet kryesore që marrin urdhër nga Edi Rama nuk kanë sjellë asnjë informacion në Komisionin Hetimor. Megjithëse disa kanë caktuar dhe afate që u kanë kaluar. E kam deklaruar para fillimit të këtij Komisioni, do të zbatoj pikë për pikë kodin penal për ata që do të pengojnë dhënien e informacionit për Komisionin Hetimor.?-u shpreh Paloka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga