LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i LSI-së tregon qëllimin e vërtetë të Ramës

2 Maj 2018, 18:30, Aktualitet CNA
Deputeti i LSI-së tregon qëllimin e vërtetë të

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, në një postim në rrjetet sociale, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në postimin e tij Braimllari shkruan se Rama nuk mund t?i shërbejë më këtij populli pasi qëllimi i tij i vetëm është të rjepi çdo shqiptar.

Postimi i plotë:

Le të bëjë Taulant Balla statuse dhe prononcime pa fund, por nuk do mund të mbulojë zullumin e Edi Ramës dhe kësaj qeverie kriminale.

Edi Rama është kokë e këmbë i kapur nga krimi i organizuar dhe trafikantët e lëndëve narkotike.

Edi Rama është përgjegjësi për varfërinë që po kalon sot çdo shqiptar, është përgjegjës për emigrimin e të rinjve nga vendi.

Ky kryeministër kukull nuk mund t?i shërbejë shqiptarëve sepse qëllimi i tij është të rrjepi çdo ditë xhepat e shqiptarëve.

Reklamat e ERTV nuk pijnë më ujë, shqiptarët do vijnë të marrin në xhepat e tu paratë që i ke grabitur! /CNA.al

Lajmet e fundit nga