LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burri denoncon zhdukjen e bashkëshortes prej dy ditësh

2 Maj 2018, 13:46, Aktualitet CNA
Burri denoncon zhdukjen e bashkëshortes prej dy ditësh

Policia e Kavajës ka regjistruar ditën e sotme një denoncim të bërë nga një 51-vjeçar, i cili shprehet se bashkëshortja e tij është larguar pa lënë gjurmë.

Policia shprehet se kallëzimi në polici është bërë nga shtetasi me inicialet I.H., banues në fshatin Vorrozen, i cili shprehet se bashkëshortja e tij K.H. 49 vjeçe është larguar nga banesa me 30 Prill dhe prej asaj dite nuk ka asnjë kontakt me të.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.05.2018, shtetasi I.H, vjeç 51, banues në fshatin Vorrozen, kallëzon se, më datë 30.04.2018, i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetësia K.H, vjeç 49. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga