LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bixhoz me dashurinë: Shivai ofendon Anikën, ajo jep dorëheqjen, ja ç’do ndodhë sot

2 Maj 2018, 08:13, Lifestyle CNA
Bixhoz me dashurinë: Shivai ofendon Anikën, ajo jep dorëheqjen,

Anika shkon të flasë me Shivain dhe mundohet ta bindë që mbiemri dhe prejardhja e një personi nuk kanë shumë rëndësi. Shivai kundërshton dhe nuk pranon. Rudra bën që Somja dhe Rixhan të takohen. Rixha i kërkon falje Somjas dhe i thotë se lidhja e tyre nuk mund të funksiononte. Rudra nuk e pëlqen sjelljen e Rixhas dhe i thotë Somjas se duhet ta kishte lënë me kohë. Anika shkon tek Prianka dhe e gjen me Devin. Ajo i thotë të largohet sepse nëse e sheh Shivai gjërat do bëhen më keq. Dev i thotë se erdhi për të sqaruar Priankën.

Ajo e merr Devin për ta nxjerrë jashtë shtëpisë. Anika hap derën por në këtë moment Shivai i sheh. Dev largohet ndërsa Shivai i bërtet Anikës. Prianka i thotë Shivait se Anika nuk ka faj. Të gjithë mblidhen aty. Shivai pyet Anikën nëse e futi Devin brenda në shtëpi. Anika e pranon që faji mos t?i mbetet Priankës shkruan revistawho. Shivai e ofendon Anikën dhe e pushon nga puna. Anika qan dhe i thotë se pasi pa këtë anë të tij po jep dorëheqjen vetë nga puna. Gjyshja e ndalon por Anika i thotë se kjo që ndodhi sot ishte shumë. Ajo largohet nga shtëpia Oberoi. Gjyshja i thotë Shivait se u soll shumë keq. Ajo vendos ta rikthejë Anikën në punë. Texh e ndalon dhe thotë se Shivai kishte të drejtë dhe Anika nuk do shkelë më në këtë shtëpi.

Lajmet e fundit nga