LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet njeriu që i bashkoi krerët e shtetit të Kosovës në Drenicë dhe arsyeja

1 Maj 2018, 17:24, Aktualitet CNA
Zbulohet njeriu që i bashkoi krerët e shtetit të Kosovës

Pak më parë u publikua një fotografi në të cilën dukeshin krerët e shtetit të Kosovës, përkatësisht presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli të bashkuar rreth një tavolinë të mbushur jo fort bollshëm.

Në koment të saj Fadil Nura, i PDK-së në Skenderaj, për “Zëri.Info”, ka thënë se nikoqir ishte kryetari i PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku, kurse vendi ku ishte shtruar tryeza i përkiste pikërisht oborrit të shtëpisë së Lushtakut. Ky i fundit zbulohet se është edhe organizatori i takimit që bëri bashkë tre krerët e lartë të shtetit, ndërkohë që si arsye Nura shënon vetëm një frazë :”vetëm për qejf!”

Lajmet e fundit nga