Connect with Us

Dita e Punëtorëve/ Minatorët në protestë, ja kërkesat ndaj qeverisë

Aktualitet

Dita e Punëtorëve/ Minatorët në protestë, ja kërkesat ndaj qeverisë

Publikuar

-

 

Duke kërkuar sigurinë në miniera dhe statusin e minatorëve, në kuadër të ditës ndërkombëtare të Punëtorëve, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë organizoi një protestë në kryeqytet paraditen e sotme.

Në manifestimin e tyre pranë “Ushtarit të panjohur”, kryetari i Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj i bëri apel qeverisë që të miratojë statusin e minatorit për punonjësit e nëntokës, si një e drejtë legjitime e kësaj shtrese të shoqërisë.

Nën sloganin “ndal nëpërkëmbjes së punëtorëve”, ata kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje të pagave, pasi kushtet e tyre të punës lënë për të dëshiruar.

Ata theksuan se numri i minatorëve që humbin jetën në galeri është i lartë, ndaj duhen marrë masa të menjëhershme për të siguruar kushte dhe paga më të mira.

LEXO EDHE:  Fillojnë përplasjet në protestën e studentëve

Prej vitesh, minatorët e Shqipërisë kërkojnë që t’i jepet statusi, në mënyrë që të garantojnë më shumë mbrojtje dhe të drejta, por një gjë e tillë ende nuk është bërë e mundur.

Ata pretendojnë se atyre nuk u është dhënë statusi, politikisht, duke shkaktuar vonesa në këtë proces.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Panik në Tiranë/ Zjarr në katin e tretë të një pallati

Publikuar

-

Nga

Panik në Tiranë/ Zjarr në katin e tretë të një pallati

Banorët e një pallati në Tiranë kanë përjetuar momente paniku pasi një apartament në zonën e Kodrës së Diellit është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se shkak i zjarrit ka qenë një hekur për hekurosje, i cili dyshohet të jetë harruar në prizë nga familjarët. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.



Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa priten informacione zyrtare për ngjarjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Sherr me shkopinj e leva/ Të rinjtë rrihen para lokalit të dhëndrit të ish kryetarit”

Publikuar

-

Nga

“Sherr me shkopinj e leva/ Të rinjtë rrihen para lokalit të dhëndrit të ish kryetarit”

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili denoncon një sherr masiv në Elbasan.

Sipas mesazhit të qytetarit, disa të rinjë janë rrahur me shkopinj e leva mes qytetit para lokalit të dhëndrit të ish kryetarit që pritet të dalë nga burgu këto ditë. Ndërkohë policia nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje.



“Rrahje masive ne Elbasan!
Narkopolicia fshehe ngjarjen
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Sherr masiv në Elbasan, të rinjtë rrihen me shkopinj e leva mes qytetit para lokalit te dhendrit te ish kryetarit qe pritet te dale nga burgu keto dit Një sherr masiv ka ndodhur mes disa të rinjve në Elbasan. Nukjipet asnje informacion. Burimet bëjnë me dije se disa të rinj janë konfliktuar mes tyre me mjete rrethanore (shkopinj,&leva) ne afersi te rrethrrotullimit të 1 majit në Elbasan. Burime zyrtare bëjnë me dije se të rinjtë janë zënë me njeri tjetrin përballë Hotel Skampa-s, për motive të dobëta dhe për pasojë janë shoqëruar në komisariatin e Elbasanit për sqarime të mëtejshme. Nga goditjet asnjëri nuk ka marrë plagë të rënda. Paraprakisht behet me dije se ne konflikt janë përfshirë 4 persona”, thuhet në postimin e Berishës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha publikon videon/ Qytetari goditet me thikë, policia asnjë veprim

Publikuar

-

Nga

Berisha publikon videon/ Qytetari goditet me thikë, policia asnjë veprim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të diel një video të një sherri në Kavajë dhe hedh akuza kundër policisë për moszbardhje të krimit. Në videon e publikuar shihet sherri i ndodhur në një lokal, ku një person qëllohet me thikë.

Berisha ka bërë publik dhe një mesazh të një qytetari, i cili tregon detaje nga ngjarja. Sipas qytetarit daja i tij, Bensik Çelmeta, ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje dhe shton se autori është Rizan Aliu.



“Qytetari goditet me thike ne Kavaje! Narkopolicia asnje veprim. Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema. Jetoj në Gjermani dhe punoj si Mësues. Para dy ditësh daja im Bensik Çelmeta u godit me thik nga një kriminel që quhet Rizan Aliu. I cili ka ushtruar ne itali aktivitete kriminale me prostituicion dhe me pasurin ilegale ka ndertuar shpi 5 kate pa leje dhe një lokal pa leje ne kavaj. Ju lutem shifeni vidjon dhe foton dhe ju lutemi bejeni publike si policia e korruptuar e kavajes nuk ben asnje gjë . Personi esht par ne shpin e tij serbes dhe policia pin lafe dit per dit ne lokalin e tij ku para vetem 2 ditesh daja im u gjakos gati per vdekje”, është ky postimi i Sali Berishës në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE